Ekonomia në recesion, BSH: Përmirësimi nis në 2021 (VIDEO)

Pandemia COVID-19 ka sjellë një goditje të fortë të ekonomisë në tërësi. Me këtë konkluzion nisën edhe raporti i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, i cili vijon më tej ku thuhet se ecuria negative do të vijojë përgjatë gjithë vitit. Si ekonomia ashtu edhe inflacioni pritet të kthehen tërësisht në objektiv në vitin 2022.

“Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ gjatë dy tremujorëve në vijim, dhe t’i kthehet rritjes në vitin 2021”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se e gjithë kjo krizë e paparashikuar do të godasë si të ardhurat e familjeve, ashtu edhe nivelin e punësimit në vend, ndërkohë që tremujori i dytë sipas saj ka shënuar rënien më të thellë ekonomike, si pasojë e masave të ndërmarra për të mos-lejuar përhapjen e COVID-19. Po ashtu kjo krizë ka sjellë rënie të investime, mbyllje biznesesh dhe tkurrje të tregtisë.

Edhe pse pritet që në vitin e ardhshëm ekonomia të futet në një trajektore pozitive, përsëri në raport theksohet se çdo parashikim mbetet i kushtëzuar dhe jo i sigurt nga përfundimi i pandemisë.

Sipas bankës qendrore sektori bankar ka thënë një kontribut të madh në kapërcimin e krizës, duke iu mundësuar klientëve likuiditetin e nevojshëm për të përballuar krizën.

Në këtë periudhë bankat e nivelit të dytë shtrënguan kushtet e kreditimit, dhe rritën kërkesat ndaj bizneseve dhe individëve që kërkuan kredi, por nga ana tjetër ulën normat e interesit të ndikuara edhe nga garancitë sovrane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm