Eksperimenti me lakuriqët, mediat angleze: Tregu i Wuhan-it nuk ishte burimi i infeksionit, koronavirusi një gabim në laboratorin e financuar nga SHBA

Eksperimenti me lakuriqët, mediat angleze: Tregu i Wuhan-it nuk ishte burimi i infeksionit, koronavirusi një gabim në laboratorin e financuar nga SHBA

Tregu ushqimor i Wuhanit, qytetit ku thuhet se lindi pandemia e COVID-19, nuk është burimi i veëtm i infektimit. Ky është përfundimi në të cilin del mediat britanike 'Dail Mail', e cila gjithashtu shton se lajmi është i pakonfirmuar plotësisht.

Sipas këtij burimi një gabim në një laborator në Wuhan të Kinës i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është burimi i infektimit me koronavirus. Disa dokumenta të siguruara nga 'The Mail', tregojnë se Insituti i Virologjisë në Wuhan ka ndërmarrë një eksperiment koronavirusi mbi disa lakuriq të kapur 1.000 milje larg qytetit famëkeq, konkretisht në Yunnan. Thuhet se ky laborator, më i zhvilluari në Kinë në këtë drejtim, është financuar nga SHBA me 3.7 milionë dollarë.

Gjurmimet e sekuencave të geneve të COVID-19 të çojnë te lakuriqët që gjenden në shpellat e Yunnan. Ky lajm vjen pas një tjetri të publikuar fundjavën e kaluar i cili thoshte se ministrat në Angli besojnë se pandemia është shkaktuar nga pakujdesia në insitutin në fjalë.

Pretendimi është se virusi fillimisht u tranportua nga tregu i kafshëve të Wuhan-it te njerëzit, por tani besohet se një gabim në laborator të ketë ndikuar në përhapjen e koronavirusit. Më konkretisht mendohet se personi i parë në këtë laborator është infektuar nga spërkatja me gjakun e lakuriqit që po kryente testimet. Më pas ky i fundit ta ketë shpërndarë në komunitet para se ai të ketë mbërritur në tregun e kafshëve të Wuhan-it.

'The Mail' shkruan se shkenctarët eksperimentuan me lakuriqin si një pjesë e projektit të financuar nga Insituti Kombëtar i Shendetit në SHBA, që vazhdon akoma të licensojë laboratorin e Wuhan-it.

Rezultatet e hulumtimit të këtij eksperimenti u botuan në vitin 2017 me titull: 'Zbulimi i një grupi të pasur gjenesh të koronaviruseve të lidhur me Sars ofron panorama të reja mbi origjinën e koronavirusit Sars.'

Të gjithë procedurat e kapjes së lakuriqëve janë të kryera nga veteriner të insitutit të Virologjisë në Wuhan.

Javën e kaluar dyshimi mbi teorinë se tregu i kafshëve në Wuhan nuk ishte burimi i infektimit u hodh nga Cao Bin, një mjek në spitalin Wuhan Jinyintan, i cili tha se pas hulumtimeve rezultoi se 13 nga 41 pacientët e parë të diagnostikuar me COVID-19 nuk kishin lidhje me tregun e kafshëve.

Insituti i Virologjisë në Wuhan, i cili kushton 30 milionë paund, është më i përparuari në llojin e tij në territorin kinez dhe ndodhet 10 milje larg tregut të kafshëve të egra.

Sakaq mbrëmë, Anthony Bellottti, presidenti i grupit amerikan të presionit 'White Coat Waste', e dënoi qeverinë  e tij për shpenzimin e dollarëve në Kinë, duke deklaruar: "Kafshët e infektuara me viruse ose sëmundje të ndryshme në laboratorët kinezë shitën në tregje për konsum pasi bëhen eksperimentet."

Sakaq kongresmeni amerikan Matt Gaetz tha: 'Unë jam neveritur kur kam mësuar se për vite me radhë qeveria amerikane ka financuar eksperimente të rrezikshme dhe mizore të kafshëve në Institutin e Wuhan, të cilat mund të kenë kontribuar në përhapjen globale të koronavirusit, dhe hulumtime në laboratorë të tjerë në Kinë që praktikisht nuk kanë asnjë mbikëqyrje nga autoritetet amerikane.'

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FUNDËRTINAT QË LUAJN ME ZJARIN: 13/04/2020 11:36

    PO TANI KTO FUNDËRRINA DUHET TË PAGUAJN PËR GJITH KTO JET TË HUMBURA. KTA QEN QË LUAJN ME JETËN E NJERZVE DUHET TË DIGJEN TË GJALL.

    Përgjigju
  • Vlore: 13/04/2020 06:40

    Qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë