Komisioni "Tahiri” , Ekskluzive/ 8 shkresat që trembin PD, të dhënat nga Basha tek Balili

Kryetari i komisionit për çështjen ‘Tahiri’ Edi Paloka ka refuzuar të firmosë disa shkresa për informacion të anëtarëve socialistë, për llogari të hetimit. Ndryshe nga dakordësia e arritur në fillim të veprimtarisë së komisionit, ku Paloka deklaroi se do të firmoste çdo shkresë për përfaqësuesve te mazhorancës, në mbledhjen e djeshme të komisionit, demokratët thanë se shkresat dilnin përtej objektit të hetimit. Po cila janë shkresat e socialistëve, të cilët trembin demokratët? Shqiptarja.com zbardh 8 shkresat e plota të anëtarëve socialistë, të cilat nuk firmosen nga Paloka, veprim ky që mund të çojë komisionin në kolaps.

Një nga shkresat i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku kërkohen të dhëna lidhur me grante që i janë dhënë Klement Balilit ose të afërmve të tij, vlera e tyre, kur dhe nga kush janë dhënë si dhe për çfarë janë dhënë. Edhe pse Balili konsiderohet si ‘Eskobari i Ballkanit’, PD pretendon se kërkimi i të dhënave rreth tij janë jashtme objektit të komisionit hetimor. Një tjetër shkresë e përfaqësuese të shumicës i drejtohet për informacion Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku kërkohen të dhëna në lidhur me aktivitetin e regjistruar në emër të shtetasit Arbër Çekaj ose Arbër Kuliçaj, i dyshuar si i përfshirë në tentativën për të trafikuar 613 kg kokainë. Edhe kjo shkresë nuk është firmosur nga kryetari i komisionit. Gjithashtu, Paloka nuk ka pranuar që të firmosë një kërkesë drejtuar Ministrit të Mbrojtjes dhe drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, për t’i vënë në dispozicion komisionit të dhëna lidhur gjendjen e funksionimit të radarëve në vitin 2013. Një tjetër kërkesë i drejtohet SHISH, rreth të dhënave në lidhje me dorëheqjen ish-drejtorit të Forcës Lëvizëse Operacionale Arjan Muçaj, pas përplasjeve me ish krahun e djathtë Berishës, Agron Kuliçaj, shqetësim ky i përshkruar në Kabllogramet e Ambasadës Amerikane.

Shkesa më e rëndësishme, roli i Bashës  

Shkresa më e rëndësishme e përfaqësuesve të PS në komision hetimor i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kjo shkresë është e ndarë në 18 pika, ku kërkohet informacion mbi trafikun e drogës, personat e implikuar dhe detaje të tjera, që nga viti 2005 deri në vitin 2013, kur Sali Berisha u rrëzuar nga pushteti. Një nga pikat kërkon informacion në lidhje me takimet e ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers apo të vendeve të tjera partnere si edhe të agjencive që asistonin Policinë e Shtetit me ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha në lidhje me shqetësimet e përcjella nga z. ambasador për implikimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike.  

Kërkesat për informacion të anëtarëve të PS në komisionin hetimor për drogën

1. Kërkesë Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror

1.1 Të dhëna lidhur me trafikun e narkotikëve në vend, që nga koha më e parë që ka pasur raportime për kultivimin dhe trafikun e narkotikëve, dhe konkretisht informacione të bëra prezent Kryeministrit, Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Brendshëm, Prokurorisë për Krime të Rënda.

1.2. Të dhëna nga Agjencitë partnere në lidhje me trafikun e narkotikëve në periudhën 2005-2013, sasitë e lëndëve narkotike të kapura në vendet partnere në raport me sasitë e kapura në vendin tonë.

1.3. Të dhëna në lidhje me shqetësimet e Partnerëve ndërkombëtarë apo të dhëna të konstatuara nga vetë Shërbimi në lidhje me implikimin e strukturave të Policisë së Shtetit me struktura të krimit të organizuar apo favorizimin elementëve kriminalë për periudhën 2005-2013.

1.4. Të dhëna në lidhje me dorëheqjen apo detyrimin për dorëheqje të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, ish Drejtorit të Forcës Lëvizëse Operacionale Arjan Muçaj, pas përplasjeve me ish krahun e djathtë të ish Kryeministrit Sali Berisha dhe zv/Drejtor i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, shqetësim i përshkruar në Kabllogramet e Ambasadës Amerikane.

1.5. Të dhëna në lidhje me informacionet e dërguara nga ana e Shërbimit në drejtim të Policisë së Shtetit për periudhën deri në vitin 2013 për organizata dhe grupe kriminale që vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike..




2. Kërkesë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Të dhëna lidhur me grante të dhëna shtetasit Klement Balili ose të afërmve të tij, sa është vlera e tyre, kur dhe nga kush janë dhënë, për çfarë janë dhënë.




 

3. Kërkesë Qendrës Kombëtare të Biznesit

Të dhëna lidhur me aktivitetin e regjistruar në emër të shtetasit Arbër Çekaj ose Arbër Kuliçaj, koha e regjistrimit, objekti i veprimtarisë, statusi, kapitali etj.


4. Kërkesë Ministrit të Mbrojtjes dhe drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Të dhëna lidhur gjendjen e funksionimit të radarëve në vitin 2013.


5. Kërkesë Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

5.1. Të dhëna për kontratën koncensionare të skanimit të kontenierëve, palët në këtë kontratë, koha e lidhjes, koha e zbatimit, objekti i kontratës...

5.2. Të dhëna teknike kush i kolaudon pajisjet skanuese dhe kush merret me rezolucionin në monitorim.

5.3. Të dhëna krahasimore të objekteve të skanuara para dhe pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokainë, më saktë qartësisë së imazheve para dhe pas këtij momenti.


6. Kërkesë ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

6.1. Të dhëna mbi numrin e procedimeve penale të referuara nga Policia e Shtetit për veprat penale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për periudhat kohore 1998-2005, 2005-2013 dhe 2013-2018, në total dhe të listuara për çdo prokurori përfshirë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, kuptohet që prej kohës që ajo filloi funksionimin e saj.

6.2. Të dhëna për numrin e procedimeve me të arrestuar për veprat penale të mësipërme.

6.3. Të dhëna në lidhje me sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në vite.

6.4. Të dhëna veçmas për lëndën narkotike të sekuestruar në Portin e Durrësit, për periudhën 2005-2013 dhe shtator 2013- maj 2014.

6.5. Të dhëna për numrin e operacioneve të përbashkëta policore, pra me agjenci partnere tëhuaja, për çështje të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, për periudhat 2005-2013 dhe2013-2018, të ndarë në vite dhe në total.

6.6. Raporte të Guardia di Finanza, të DASH për çështje të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në periudhat e mësipërme.

6.7 Të dhëna për oficerët me gradë të lartë, të larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2013, një listë e plotë e tyre së bashku me arsyet e largimit.

6.8. Të dhëna për goditjen me armë të helikopterëve të policisë që patrullonin mbjelljen e canabis sattiva, të gjitha rastet e ndodhura së bashku me informacionin nëse ka patur hetim,ndërhyrje nga policia për të identifikuar autorët e këtyre goditjeve.

6.9. Të dhëna lidhur me urdhra arresti ndërkombëtar të Interpolit për shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e trafikimit të narkotikëve për periudhat 2005-2013 dhe 2013-2018, sa prej tyre janë ekzekutuar nga policia.

6.10. Të dhëna për punonjës policie në hetim, gjykim dhe të dënuar për veprat penale të kultivim dhe trafikim narkotikëve në bashkëpunim, në periudha të ndryshme.

6.11. Të dhëna në lidhje me çështjen Xibraka, roli i Policisë së Shtetit në këtë çështje sipas dokumentacionit që i përket dosjes në fjalë.

6.12. Të dhëna lidhur me sasinë prej 613 kg kokainë të kapur së fundi në Portin e Durrësit, cila agjenci ligjzbatuese e ka kapur, nëse ka patur sinjalizime nga agjenci partnere.

6.13. Të dhëna në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike të forta heroinë dhe kokainë në periudhën 2005-2013, sa sasi janë kapur në Shqipëri në raport me sa sasi janë kapur nga vendet partnere, sa grupe kriminale që janë marrë me këtë lloj trafiku janë goditur nga policia shqiptare në periudhën 2005-2013 dhe sa grupe janë goditur në periudhën e mëpasshme

6.14. Të dhëna krahasimore në lidhje me sasi të Cannabis të kapur nga autoritetet e huaja në periudhën 2005-2013 dhe ato shqiptare në atë periudhë.

6.15. Të dhëna lidhur me lëvizjet e ndodhura në periudhën 2005-2013 të shefave të policisë kufitare në gjithë vendin, emrat e tyre, të zëvendësuesve, arsyet e lëvizjeve, motivimi, për çdonjërën nga pikat e kalimit kufitar.

6.16. Të dhëna në lidhje me informacionet për kultivimin, trafikimin dhe grupe apo individë që operonin në këtë aktivitet kriminal të referuara nga SHISH apo agjenci të tjera ligjzbatuese në periudhën 2005-2013 dhe raporti i numrit të informacioneve me numrin e referimeve dhe të operacioneve të përfunduara me sukses.

6.17. Të dhëna në lidhje me ankesat zyrtare e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë për Krime të Rënda në muajt Korrik 2010 dhe Shkurt 2012 drejtuar Policisë së Shtetit për ineficencë dhe mungesë vullneti në goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikun lëndëve narkotike, çfarë masash ka marrë Policia e Shtetit në përgjigje të këtyre pretendimeve, nëse është bërë një analizë e detajuar dhe janë nxjerrë përgjegjësitë.

6.18. Të dhëna të nxjerra nga Protokolli i Ministrisë së Brendshme në lidhje me takimet e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers apo të vendeve të tjera partnere si edhe të Agjencive që asistonin Policinë e Shtetit me ish-Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha në lidhje me shqetësimet e përcjella nga z. Ambasador për implikimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike, favorizimin që i është bërë nga këta zyrtarë të lartë grupeve kriminale që operonin në vend dhe shënimet që janë mbajtur në ato takime dhe masat që janë marrë kjo referuar kabllogramit të Ambasadës Amerikane të datës 25 Nëntor 2009




7. Kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm

7.1. Kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve të organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm.

 7.2. Verifikimi i çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente të ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti...



8. Kërkesë Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Të dhëna lidhur me diplomatë ose punonjës të përfaqësive tona diplomatike të dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, brenda ose jashtë vendit; një listë e plotë me emrat e tyre, funksionin ose detyrën përkatëse, emërimin, kohën e largimit nga shërbimi, kopje të njehsuar të vendimit gjyqësor të dënimit penal të tyre.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/05/2018 18:04

    Paloke te hyri frika per kerkesat e mazhorances . Po ti ke ustallare te sigurise kombetare ne krahun e mazhorances . Me cilin do haesh ti mer tyc , me Pjerinin ish drejtues i larte i policise , me Sterkajn ish zyrtar i larte i policise apo me Qefaline si njohesi me i mire per ceshtjet e sigurise apo me ish prokuroren Felaj . Jeni perball persona qe nuk i ben sy terc dhe do ti firmosesh kerkesat tu kercy . Ke hy kot ne ate komision bashke me Nul Moken se do dalin emrat e baces , Lulit , Zenit dhe klanit te tyre . Mos firmosja tregon se nuk je burre por servil i Saliut dhe Lulit

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 03/05/2018 14:22

    te merret nisme ligjore per deklasifikimine te gjitha dokumentave te shish,mb,prokurorise,shiu,policise na viti 1992 der me sot.te dhenat nuk ka pse ruhen,vec atyre qe kane te bejne me rrjetetinformative dhe te infiltruarit.keshtu evitohet cdo perpjekje per bllokim,per te shpetuar kokat e dikujt apo kelysheve te tyre biologjike dhe politike.gjerat nuk jane aq te komplikuara sa i bejne,jo objekti,jo afati kohor autoriimi etj.aq me teper kur shihet e domosdoshme.mjafton firma e 28 deputeteve dhe kerkesa ,hopla ne parlament.keshtu ndihmohet edhe komisioni.tjeter pune nese paloket jane dakord per kete nisme ligjore.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 03/05/2018 14:14

    E po kur drejton thuthuqka Paloke nuk mbetet njeri ne Radanec pa pjerdh.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/05/2018 11:39

    Ngrini komision tjeter per keto kerkesa o kellira te inkriminuara. Ky komision eshte per Tahirin.

    Përgjigju
  • armandi: 03/05/2018 09:54

    Duan te vene vetulla ,por po nxjerin syte ! Ama dhe ju, po pyeteni kryetarin c'fare te dhena do qe t'i firmose !

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 03/05/2018 09:48

    Të dashur Shqiptar shikoni se çfar kulmi është kta të pd bëjn sikur jan esnaf në një koh që jan të zhytur në krime e në vjedhje deri në fyt . Po edhe ps sështë e pakët se po të jet e pastër i kap këta kriminel për 5 minuta p.sh: ku i gjeti lekët flamuri pa bisht që ka shtëpin 450 miljon Benzin i bëhet llogarua shum shpejt sa e ka rogën e sa vite i duhen që të mbledhi kto lek e futet në burg spiuni i udb flamuri pa shkop po kështu dhe krimineli basha kryekrimineli salhe like floriri sëbashku me mona buçen. Pra është më se e let ti kapësh këto fundrrina. Shikoni fatmir jevg mediu jep leksjone për ndershmërin e demokracin në një koh që i ka duart të zhytura në gjak .

    Përgjigju
  • FAMOZ FAMOZI: 03/05/2018 08:32

    PD KA BËRË GATI GROPËN PËR PS MESA DUKET DO BIJER VET.ME KETO TË PADREJTA QË I KA BËRË KËTIJ POPULLI.

    Përgjigju
  • Naimi: 03/05/2018 08:14

    Ujku ujku por cakalli ben kerdine.

    Përgjigju
    • Kush: 03/05/2018 14:12

      Kush eshte ujku e kush cakalli

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë