EKSKLUZIVE/ Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, në verifikim një shtetas anglez! Dyshohet informator, ishte në lokal në momentin e ekzekutimit

LEZHË- Një shtetas anglez është në verifikim për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal, Ardian Nikulaj ndodhur 3 ditë më parë, në lokalin e tij “CORAL” në Shëngjin. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se ky i fundit ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar. Nga verifikimet e sistemit TIMS, anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14 prill dhe është larguar mbrëmjen 19 prillit disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve, ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës. Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin. Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe, hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL”. Nga sa Report Tv mëson janë pyetur punonjësit e hotelit ku qëndroi 5 ditë si edhe është pyetur taksisti që e çoi në Rinas, por deri më tani nuk ka më shumë të dhëna që mund të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.  

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit dhe politikan, anëtar i Këshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurës në Shëngjin vijon të mbetet pa autor, pasi identifikimi i personit që ka kryer krimin është mjaft i vështira. Me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës po kalon në sitë të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër me familjen Palaj. Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë, por nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit në Angli dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

 

Momenti kur vritet biznesmeni në Shëngjin

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 22/04/2023 18:43

    O spak o polici kriminale po keni shenjat e duarve tek dera qe ka hap pse lodheni apo zdoni se jane doshrat e gjokat prandaj

    Përgjigju
    • Erik: 23/04/2023 01:43

      Derisa ka ardh policia sa herë është hap e mbyll ajo derë nga të tjerët, ku ka mbet gjurmë gishtash të autorit aty. Me shpresë të jetë anglezi informatori i vrasësit e të gjendet urdhëruesi, pa me shenja gishtash shans i vogël mund të jetë.

  • Shninaku: 22/04/2023 14:29

    Sa per dijeni, polcia don te heqe vemendjen nga Pjerin ndreu. Po Ardian e Arben Nikulaj ne vitet 90 kane vra nje nga Palajt e nipin e tyne, Lauren Gjetjen. djalin e vetem te artistit Noc Gjeta. Si e pse e kush e nisi e dine ata vete pa vra i kane. shteti nuk ka ba gja se ardjani ka kene i lidhun me politiken e ata jane mundu me e nxit shteti me ba dicka po hic.

    Përgjigju
  • ????????: 22/04/2023 13:02

    Ja fusin kot ai ka ikur se ka Pa vrasje e ka thon ketu nuk vihet per pushime. Ku kan par naj her anglest kesoj lloj mosterash te vrasin në mest te dites. Dhe un pote isha me pushim ndonje shtet tjeter kete veprim do boja do ikeja direkt. Nuk osht ndjere I sigurte e ka ik..

    Përgjigju
  • Keno: 22/04/2023 11:37

    Hajde fantazi e shfrenuar hajde. Tamam per skenar filmash me Xhejms Bond. Bravo policia. Kur del ne kinema filmi?

    Përgjigju
    • E dyshimte: 22/04/2023 12:02

      Besoj se dyshimi qendron, duke marre parasysh shtetin ku qendrojne hasmit e viktimes dhe saktesine e infos qe kishte ekzekutori kur hyri ne lokal. Leku i lezeton gjithkujt, s’ka nënshtetesia stigmen e ndershmerise apo kriminalitetit.

  • Gani: 22/04/2023 09:50

    Atij qe e vrau i lumte dora se i ka ba nder tokes. Mos e kerkoni por uroni te heqe qafe edhe nja 5-6 vete si ouna ktij dhe vendi do jete me i paster. I doni emrat?????…..

    Përgjigju
    • Ganiut: 22/04/2023 11:10

      Hajde njehere, na i thuaj nja 5-6 emra qe do ishin me mire mos te ishin?

    • Papa: 22/04/2023 10:01

      Edi rama sali berisha ilir meta

  • Shefikati: 22/04/2023 09:39

    Edhe une Po te isha turist e te shikoja ekzekutim duke pire kafe, do isha tmerruar e do ikja brenda nje ore jo Brenda dites.

    Përgjigju
    • Lali: 22/04/2023 13:09

      Hahaha. Sakt. Kolumbi hesapi. Do kete ardhur lumadhi te shijoje natyren "bio" sipas broshurave turistike dhe per pak hengri plumbin ne mendere.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'