Ekskluzive/ Zyrtarët e lartë në Bruksel letër liderëve të BE: Hapni negociatat për Shqipërinë

Dy ditë para vendimit final për hapjen ose jo të negociatave, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, raportuesja për Kosovën Tanja Fajon, eurodeputeti Kukan, Monica Macovei dhe zyrtarë të tjerë të Brukselit kërkojnë nga Bashkimi Europian që të hapin negociatat për Tiranën e Shkupin dhe të liberalizojnë vizat për Kosovën. Report Tv ka siguruar letrën që i është dërguar presidentit të Këshillit Europian Tusk. Zyrtarët e BE kërkojnë që liderët të marrin një vendim pro zgjerimit të unionit në Ballkanin Perëndimor, që nis me hapjen e negociatave.

Futja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian prodhon stabilitet dhe paqe në Europën. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë sinjal pozitiv nga BE.  Sinjalet pozitive ndihmojnë ndërtimin e shteteve moderne. Ne kërkojmë nga liderët e BE përkushtimin ndaj Ballkanit. Këshilli i BE duhet të çelë negociatat me Tiranën dhe Shkupin. BE duhet të jetë një partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor. Kushtet e vendosura këtyre vendeve janë përmbushur. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është patjetër në Bashkimin Europian. Rruga drejt BE është një garanci për popujt e 6 vendeve të Ballkanit. Europa nuk duhet të zhgënjejë vendet e Ballkanit

Pjesë nga letra dërguar Tusk

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa deri tani parlamenti holandez ka votuar kundër Shqipërisë, Gjermania është pro por me disa kushte, ndërsa Franca ende nuk është shprehur përfundimisht. Presidenti Macron është shprehur më parë se BE duhet të reformohet para se të zgjerohet. Megjithatë vendimi final do të merret pas dy ditësh në Bruksel.



Letra e plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 26/06/2018 11:58

    Doa na ben nje nder te madh ne popullit te ikim nga ky vend se me keta politikane mafioze te korruptuar e vrases nuk rrihet ne Shqiperi...

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 26/06/2018 11:43

    Europa perpara se te hape negociatat me Shqiperine duhet te vere ne vend padrejtesine qe i ka bere me traktatin e fshehte te Londres ne vitin 1913.

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/06/2018 10:32

    Është koha që holandezët të tërhiqen nga të gjitha kolonitë e tyre që kanë pushtuar me qindra vjet në mbarë botën, tu kërkojnë të falur popujve të këtyre vendeve, si dhe tu paguajnë atyre dëmshpërblim për të gjitha të këqijat që u kanë bërë. Shqipërisë këta i hanë m....in!

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 26/06/2018 10:24

    O te pranohet Shqiperia o ju perpiu Rusia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!