Ekskluzive/ Gjosha 'kundër' teorisë së Kryemadhit: COVID-i virusi që i prek të gjithë! Unë vetë e kam kaluar! Vasili është mirë

TIRANË- Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka pranuar ekskluzivisht në Report Tv se ka ka kaluzra COVID-19. Në intervistën në Report Tv në hapësirën e pasditen, Gjhosha është ndalur të flasë dhe për gjendjen shëndetësore të ish- deputetit, Petrit Vasili. "Është një virus që i prek të gjithë" tha Gjosha, duke hedhur poshtë teorinë e kryetares Monika Kryemadhi se "COVID nuk futet në LSI".

"Sot kam komunikuar me të dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore, është një virus që i prek  të gjithë pavarësisht se kush jemi, është përhapur në masë, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, ndaj duhet bërë maksimumi për parandalimin e kësaj situate se nuk janë bërë testime mjaftueshme. Jam prekur vetë në familjen time dhe e di se ca do të thotë të prekesh nga virusi dhe kostot financiare. Masat që janë marrë mendoj që duhet të ketë një analizë të thelluar, duhet të jetë transparente, nuk jemi kundër vendimeve ët tilla, por duhet bërë me transparencë, t'i tregohet realiteti, a jemi realizosh në shifrat 500 të prekur apo kemi kaluar në mijëra, se e gjithë Shqipëria është prekur nga COVID. Maskat patjetër që mbahet. Këtu flas që e e kam kaluar prandaj ndihem e lehtësuar, duke qenë se dhe nga ana mjekësore, trupi i njeriu fiton imunitetit", tha Gjosha.

Ndalur në aspektin politik, Gjosha tha se nuk është dalë ende në një përfundim se si opozita e bashkuar do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit, por është e bindur se me kë do të bashkëpunojnë.

"Po diskutojmë me gjithë partitë opozitare, nuk ka një vendim përfundimtar nëse do shkojmë me një apo 2 lista, gjithsecili nga ne do shohë si do të marrë votat maksimale,do shihet se kush do jenë kandidatët më të mirë apo programi më i mirë. Nuk jemi kundër partive të reja, gjithkush mund të ndërtojë një parti, ne e kemi bërë të qartë koalicioni tonë, koalicioni jonë do të jetë me opozitën e bashkua dhe aleatët e saj", tha ajo.

Gjosha shtoi se " Ka shumë që janë larguar nga PS dhe janë bashkuar në LSI, që nga baza e PS deri te figura kryesore", po zgjodhi të mos japë emra.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 10/11/2020 06:01

    Kjo Klajda surrattepsija e leshitlikes shalegjata dymetroshe e ka shume qejf pogonishten. Sidomos kur ka ne krah babaxhiken , Kejdi dhembcakallen, dhe Erisa hundpinoken e leshelis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia