Ekskluzive/Ja zyrtarët dhe 
organet që fshehin dokumentet

Ekskluzive/Ja zyrtarët dhe <br />organet që fshehin dokumentet<br>
Zbatimi i ligjit të ri për të drejtën e informimit, i konsideruar nga ekspertët si një ndër ligjet më të mira në Evropë, ka nxjerrë në pah institucionet publike dhe funksionarët e lartë shtetërorë, me mungesën më të theksuar të transparencës. Organet dhe zyrtarët që, në shkelje të ligjit të informimit, kanë mbajtur në errësirë dokumentet mbi veprimtarinë e tyre dhe dosje për çështje të caktuara me interes të lartë publik, janë më të predispozuar për t’u përfshirë në praktika korruptive.

Renditja e institucioneve më pak transparentë nga Shqiptarja.com është bërë bazuar mbi fluksin e refuzimeve për të dhënë informacion si dhe mbi vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për urdhërimin sipas rasteve të institucioneve në fjalë, për të dhënë informacionin e kërkuar nga qytetarët, mediat, shoqatat etj. Mbi 90 % të rasteve, Komisioneri për të Drejtën e Informimi ka pranuar ankesat e subjekteve të ndryshme, duke hedhur poshtë të gjitha alibitë e institucioneve apo të zyrtarëve të errësirës, për refuzimin e dokumenteve dhe dosjeve të kërkuara.

Gjatë tre viteve të fundit, përkatësisht 2015, 2016 dhe 2017, Komisioneri për të Drejtën e Informimi ka marrë 251 vendime mbi ankesat kundër institucioneve shtetërore, për refuzim të dhënies së informacionit. Në vitin 2015, ka marrë 50 vendime, në vitin 2016 ka marrë 97 vendime dhe në vitin 2017 ka marrë 104 vendime. Për Bashkimin Evropian zbatimi i këtij ligji dhe ndryshimi i mentalitetit të institucioneve ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Gjithashtu, transparenca dhe respektimi i të drejtës së informimit konsiderohet nga Brukseli si një nga mekanizmat më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. 


(Urdhri i Dervishit për rishikimin e informacionit të klasifikuar në SHISH)

Funksionarët e errësirës  
Nga verifikimi i të gjitha vendimeve të komisionerit, Prokuroria e Përgjithshme, gjatë kohës së drejtimit nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, rezulton ndër institucionet më të errëta, që ka shkelur në mënyrë sistematike ligjin për të drejtën e informimit. Organi qendror i akuzës mban rekord për mungesë transparence. Prokuroria e Përgjithshme ka fshehur dokumente, dosje dhe të dhënë të tjera rreth veprimtarisë së saj, duke u fshehur pas alibisë së ‘informacion sekret’ si dhe ‘mbrojtjes së të dhënave personale’. 

Pothuajse në çdo rast, komisioneri ka rrëzuar pretendimet e Adriatik Llallës, ndërsa në disa raste mosmarrëveshjet kanë përfunduar në gjykatë. Prokuroria e Përgjithshme ka qenë në fokus për shkak të zvarritjes, ‘ngrirjes’ dhe mbylljes së zyrtarëve të lartë, sidomos atyre të kallëzuar për fshehje pasurie. Në listën e autoriteteve të errësirës nuk mund të mungonte as Federata Shqiptare e Futbollit, e drejtuar nga Armando Duka, që ka fshehur vendimet disiplinore për klubet e futbollit. Si institucion jo transparent dhe që fshihet pas alibisë së sekretit shtetëror është identifikuar edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili deri disa muaj më parë është drejtuar nga Visho Ajazi Lika.

Pjesë e listës është Autoriteti Rrugor Shqiptar, gjatë drejtimit nga ish-drejtori Dashamir Xhika, i arrestuar për shpërdorim detyre. Dokumentet janë fshehur edhe Ministria e Punëve të Jashtme me në krye ministrin Ditmir Bushati dhe nga Ministria e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqja. Edhe Rektorati i Universitetit të Tiranës, gjatë drejtimit nga Dhori Kule, sipas  Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ka shkelur disa herë ligjin, duke u mohuar shtetasve një të drejtë kushtetuese dhe duke e konsideruar informacionin si pronë private. Institucion jo transparent rezulton edhe Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë, i cili është urdhëruar disa herë që të japë informacionet e kërkuara. 

Organet e tjera 
Sipas komisionerit, ligjin për informimin e ka shkelur edhe Këshillin e Lartë i Drejtësisë, kur drejtohej nga Bujar Nishani, Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Bazuar në vendimet e komisionerit, edhe Departamenti i Administratës Publike, Këshilli Ministrave, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territori, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Gjykata e Apelit Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë fshehur informacionin në shkelje të ligjit për informimin. Gjithashtu, rezultojnë institucione jo transparente Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Bashkia Shkodër dhe Bashkia Sarandë. Sipas kontrolleve të Komisionerit, 50% e institucioneve të administratës shtetërore mbajnë një regjistër të dokumenteve dhe bazës së të dhënave, dhe vetëm 50% të kërkesave për informacion trajtohen në përputhje me nenin 15 të ligjit nr. 119/2014. Kjo situatë është krijuar edhe nga mos aplikimi i masës administrative me gjobë nga autoritetet ligjzbatuese, për koordinatorët e informimit pranë institucioneve. 

Rëndësia e transparencës 
Aksesi në informacionin që mbahet apo prodhohet nga autoritetet publike është i një rëndësie thelbësore për mirëqeverisjen dhe demokracinë. Refuzimi i aksesit në informacion publik, cënon të drejtat e individëve për të krijuar pikëpamjen e duhur mbi shtetin dhe situatën e shoqërisë, sikurse parashikohet në nenin 1 pika 2 të Ligjit për të Drejtën e Informimit. Transparenca e administratës publike është një parakusht i domosdoshëm për një shtet të hapur dhe demokratik si dhe për forcimin e shtetit të të drejtës. Njëkohësisht, transparenca ecën paralelisht me integritetin dhe llogaridhënien e organeve të sektorit publik, parashikuar në Nenin 1 pika 3, të Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”. Për këtë arsye, është e dukshme se ky ligj dhe zbatimi i tij duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në Reformën Ndër-sektoriale të Administratës Publike Gjithashtu, transparenca është një parakusht i domosdoshëm në rrugën drejt shoqërisë së informacionit, e cila bazohet në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe e promovuar nga Bashkimi Evropian për të krijuar një shoqëri të informuar, e cila mundëson përveç të tjerave, një dialog të përhershëm midis shtetit dhe individëve, në veçanti midis qeverisë, administratës së saj dhe qytetarëve. 

Mentaliteti 
Për të përmbushur këto qëllime, nuk është i mjaftueshëm vetëm ekzistenca e Ligjit për të Drejtën e Informimit, por duhet shoqëruar me një ndryshim në kulturën e administratës publike. Çfarë ka qenë jo-publike, duhet të bëhet transparente, çfarë është trajtuar dhe vendosur pas dyerve të mbyllura duhet të diskutohet me dyer të hapura, çfarë ishte jashtë fushës vizuale të publikut dhe përtej interesave të individëve duhet të sillet në vëmendjen e publikut. Thelbi i këtij ndryshimi kulturor konsiston në krijimin e besimit të publikut tek administrata. Ky ndryshim kulturor duhet të zhvillohet dhe nëpërmjet kontributit të Zyrës së Komisionerit. Prandaj kjo strategji përshkruan se si duhet të menaxhohet ky ndryshim kulturor dhe me të, zbatimi i ligjit.

Institucionet jo transparente sipas vendimeve të komisionerit për informimi

Prokuroria e Përgjithshme, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla 
Federata Shqiptare e Futbollit, Armando Duka 
Shërbimi Informativ Shtetëror, ish-drejtori Visho Ajazi Lika 
Rektorati i Universitetit të Tiranës, ish-rektori Dhori Kule 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur drejtohej nga Bujar Nishani 
Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Ditmir Bushati 
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla 
Ministria e Shëndetësisë, ish-ministri Ilir Beqja 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan 
Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ish-drejtori Dashamir Xhika
Departamenti i Administratës Publike, Albana Koçiu
Këshilli Ministrave
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territori
Instituti i Monumenteve të Kulturës
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Gjykata e Apelit Tiranë
Ministria e Kulturës
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ish-drejtori Haki Çako 
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ish-presidenti Nishani 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës
Ministria e Mbrojtjes, ish-ministrja Mimi Kodheli 
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Zhvillimit Urban
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës
Kontrolli i Lartë i Shtetit
Drejtoria Arsimore Rajonale, Korçë
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare
Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike
Bashkia Shkodër
Bashkia Sarandë
Bashkia e Tiranës 
Bashkia Tepelenë
Bashkia Pogradec
Bashkia Tropojë
Bashkia Kukës
Bashkia Elbasan
Bashkia Ura Vajgurore
Bashkia Berat
Bashkia Kurbin
Institucionet jo transparente sipas vendimeve të komisionerit për informimin
Institucionet jo transparente sipas vendimeve të komisionerit për informimin
(Institucionet jo transparente sipas vendimeve të komisionerit për informimin)

Strategjia dhe Sfidat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit

1. Zgjerimi i shtrirjes territoriale të efekteve të saj ligjore 
Ndoshta ndryshimi më i madh në peisazhin rregullator të mbrojtjes së të dhënave vjen me juridiksionin e zgjeruar të efekteve të GDPR-së. Më parë, aplikimi territorial i direktivës ishte i paqartë. GDPR e bën zbatueshmërinë e saj shumë të qartë. GDPR-ja do të jetë e zbatueshme për përpunimin e të dhënave personale nga kontrolluesit dhe përpunuesit që ndodhen në vendet e BE-së, pavarësisht nëse përpunimi kryhet apo jo në këto vende.

2. Forcimi i kritereve për dhënien e pëlqimit
Ka një qasje të re lidhur me konceptin e “pëlqimit” sipas GDPR-së. Në rregulloren e re trajtohen konkretisht aspektet praktike të pëlqimit dhe aspekte të tjera që lidhen me pëlqimin e të miturve ose pëlqimin me mjete elektronike.

3. Të drejtat e reja
E drejta për t`u harruar - “Right to be forgotten”: që do të thotë që subjekti i të dhënave ka të drejtën ti kërkojë kontrolluesit të bëjë fshirjen e të dhënave personale në lidhje me të, pa vonesë, dhe kontrolluesi ka detyrimin të fshijë të dhënat personale, bazuar në shkaqet e parashikuara në Rregulloren e BE-së.

4. E drejta e transferueshmërisë së të dhënave - Data Portability: Subjekti i të dhënave
ka të drejtën të marrë të dhëna personale që ai ose ajo i ka dhënë kontrolluesit, në një
format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm automatikisht dhe ti
transferojë ato të dhëna tek një kontrollues tjetër pa pengesë.

5. Forcim i llogaridhënies
GDPR sjell një forcim të llogaridhënies në raport me përpunuesit e të dhënave. Kontrolluesit janë të detyruar të tregojnë më shumë vëmendje në respektimin e parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtave në çdo fazë të përpunimit të të dhënave duke: krijuar një kulturë të monitorimit, rishikimit dhe vlerësimit të procedurave të përpunimit të të dhënave apo dhe rritja e sanksioneve ndaj mos zbatuesve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. 

6. Rritja e transparencës
Parimi i transparencës kërkon që çdo informacion që i drejtohet publikut ose subjektit të të dhënave të jetë konçiz, i aksesueshëm lehtësisht dhe i lehtë për t’u kuptuar dhe të përdoret gjuhë e lehtë dhe e qartë dhe përveç kësaj, sipas rastit, edhe vizualizim.

7. Mbrojtja e të dhënave të fëmijëve
Fëmijët meritojnë mbrojtje specifike në lidhje me të dhënat e tyre personale, pasi ata mund të jenë më pak të ndërgjegjshëm për rreziqet, pasojat dhe garancitë përkatëse dhe të drejtat e tyre në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. 

8. Forcimi i pavarësisë së Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
GDPR garanton pavarsinë e plotë të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke sugjeruar rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe financiare. 

9. Krijimi i rrjetit të Oficerëve të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) 
GDPR sjell si risi detyrimin për caktimin e Oficerëve të Mbrojtjes së të Dhënave të cilët duhet të caktohen me qëllimin për të vlerësuar nëse një organizatë kryen një përpunim të
gjerë të të dhënave personale. 

10. Certifikimi i kontrolluesve –përpunuesve të mbrojtjes së të dhënave
Në zbatim të nenit 43 të Rregullores 2016/679, kërkohet certifikimi i kontrolluesve të
mbrojtjes së të dhënave sipas kërkesës së tyre. Në këtë kuptim autoriteti mbikëqyrës duhet të ketë krijuar kushtet e nevojshme ligjore për: Hartimin dhe miratimin e aktit ligjor ose nënligjor “Për certifikimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit, të dhënave personale dhe mbrojtjes së tyre”; Akreditimin e organit certifikues; Certifikimin e kontrolluesve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën