Ekskluzive/ Objekti i rrallë, taxhi i Ali Pashës zbulohet në fondet e Muzeut Kombëtar

Trupi i Ali pashë Tepelenës është varrosur në Janinë dhe koka në Stamboll, por së fundi, do të zbulojmë se taxhi që ka prekur ballin e mençur të tij strehohet në fondet e Muzeut Historik Kombëtar.  Gjatë punës hulumtuese të objekteve që janë fondin e Muzeut Kombëtar, drejtori Dorian Koçi ka evidentuar objektin: Taxhi i Ali Pashë Tepelenës me numër inventari 339. Duke folur për vlerat muzeale dhe historike, Koçi zbulon imazhin e objektit ekskluzivisht për Report TV.  “Ky taxh është një nga objektet e vetme që mund të gjendet në Shqipëri, që mendohet se i përket Ali Pashë Tepelenës, ndërsa disa relike, që kanë ekzistuar së paku deri në vitin 1945, rezultojnë të humbura” -tha drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi. 

Taxhi i përdorur nga Ali Pashë Tepelena

Sipas kartelës së objektit rezulton se Taxhi i Ali Pashë Tepelenës ka hyrë në fondin e Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1981. Po cili ka qenë rrugëtimi i tij drejt muzeut

 “Në fillim ky taxh ishte vendosur në fondet Luftës Nacionalçlirimtare, se ç’donte në këto fonde nuk e kuptoj, sepse ai është mbartur nga muzeu i kryegjyshatës.

Për të mësuar më shumë origjinën e objektit, një punonjës i kulturës erdhi në Muzeun Kombëtar dhe dha një deklaratë të plotë të origjinës, që është pikërisht kjo fletë. Bëhet fjalë për zotin Sadik Sinani, pensionist që ka lindur në Tiranë, i cili shprehimisht thotë se: 

“Deklaratë

Unë i nënshkruari Sadik Sinani pensionist, me banin në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi”, pallati 15/1, njësia nr. 7, deklaroj si më poshtë:

Në prill të vitit 1963 vizitova kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë, me rekomandim të profesor Peter Elezit për të parë varrin e Naim Frashërit. Duke vizituar mjediset e brendshme të kryegjyshatës, në dhomën që përdorej si muze brenda Bibliotekës, në një kënd të saj ishte një objekt i mbështjellë me një gazetë.

Dervishi që më shoqëronte, më tha se është taxhi i Ali Pashë Tepelenës. Unë u habita, pasi dija diçka për Ali Pashë Tepelenën dhe i thashë pse e mbani të mbështjellë me gazetë? Sepse taxhi ishte i mbështjellë me gazetën “Puna”.

E pyeta për herë të dytë, a është e vërtetë që është taxhi i Ali Pashë Tepelenës. Dervishi m’u përgjigj se është më se e vërtetë.”

Tiranë 13 Shtator 2019

Deklaruesi

Sadik Sinani”

Deshmia e Sadik Sinani, ku e ka parë për herë të fundit objketin 

Kjo është një dëshmi që na vjen nga Sadik Sinani pra në jap një mundësi dhe ta dimë se deri të paktën në vitin 1963, ky objekt ka qenë në muzeun e kryegjyshatës botërore në Tiranë. Atëherë nëpërmjet një grupi pune që ne kemi ngritur për të verifikuar edhe në arkivat e shtetit dhe të bëjmë të mundur të gjemë mënyrën sesi ka lëvizur ky objekt në fillim në kryegjyshatë e më tej”, tha Dorian Koçi.

Taxhi ka një lartësi 18.5 cm dhe diametër 20 cm dhe paraqitet tepër i dëmtuar

Ne mbështetemi edhe në shënimet e dëshmitarëve okularë apo të shkrimtarëve, të cilët e kanë përshkruar këtë taxh, por ajo që i afrohet më tepër për të arritur në këtë përfundim është nga gravurat apo pikturat e piktorëve të njohur dhe ka shumë piktura. Të paktën, dy piktorë europianë e kanë parë shumë afër. Njëra nga pikturat që përafron është vepra e famshme e Joseph Cartwright, “Portret i Ali Pashës” që ishte pjesë e delegacionit britanik për dorëzimin e Pargës,

Pra ne e kemi edhe portretin origjinal që e shohim këtu, por kjo formë vihet re. Dhe së dyti është edhe një portret shumë i famshëm “Ali Pasha në Liqenin e Janinës” nga Louis Dupré, 1825.

Dorian Koçi shprehet se ky taxh ka rëndësi të veçantë, sepse është i vetmi që mendohet se i përket Ali Pashë Tepelenës në territoret shqiptare. Në muzeun Benaki në Athinë ka objekte personale të tij si orë xhepi apo dhe disa armë të dekoruara me ar. Objekte të shumta ka edhe në Muzeun e Janinës, ndërsa çfarë Ali Pashë Tepelena ka lënë pas në Shqipëri, ka humbur pa asnjë gjurmë…

 “Portret i Ali Pashës” nga Joseph Cartwright, ku duket ngjashmeria e taxhit

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'