Ekskluzive/ Opozita dieta të majme gjatë bojkotit të shtatorit, nga Basha tek aleatët , ja sa kanë përfituar (Tabela)

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë këtij sesioni parlamentar kanë përfituar para nga buxheti i Kuvendit, ndonëse shumica e tyre nuk kanë qenë as edhe një minutë në Parlament apo në komisionet e përhershme parlamentare.

Gjatë muajit shtator të 2018, periudhë që përkon me bojkotin parlamentar, ligjvënësit e opozitës kanë përfituar para për dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie dhe për shpenzime qiraje po aq sa deputetët e shumicës, të cilët kanë marrë pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Konkretisht, ligjvënësit e opozitës, gjatë muajit shtator 2018, kanë marrë secili dieta nga 35 000 lekë deri në 75 000 lekë, 30 000 lekë deri në 40 000 lekë për karburant dhe 17 000 deri në 20 000 lekë për shpenzime telefoni. Edhe pse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, rezulton se disa deputetë kanë marrë sa dyfishi i kolegëve të tyre. 

Deputetët Agron Çela, Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Nadire Meçorapaj etj., kanë përfituar nga 75 250 lekë secili dieta në muaj, ndërkohë që shumica e deputetëve të tjerë kanë përfituar mesatarisht 37 000 lekë dieta. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë muajit shtator, rezulton se ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 33 702 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 37 625 lekë dieta. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfituar 30 016 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka përfituar 33 702 lekë për karburant, 20 000 lekë për telefon dhe 43 266 lekë dieta. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka përfituar 40 000 lekë për karburant, 20 000 lekë për telefon dhe 43 266 lekë dieta. Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka përfituar 016 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 0 lekë dieta. 


 

Deputetët e opozitës me në krye Bashën, kanë përfituar dieta edhe pse në bojkot të Kuvendit

Përfitimi 
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë këtij sesioni parlamentar kanë përfituar para nga buxheti i Kuvendit, për karburant, shpenzime telefoni dhe dieta, ndonëse shumica e tyre nuk kanë qenë as edhe një minutë në Parlament. 

Dietat 
Edhe pse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, rezulton se disa deputetë kanë marrë sa dyfishi i kolegëve të tyre. Deputetët Agron Çela, Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Nadire Meçorapaj etj., kanë përfituar nga 75 250 lekë secili dieta në muaj. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 27/10/2018 10:41

    "Dakord" jam me shperblimet por nuk pajtohem me 20.000 lek telefon ne muaj!! Me ke flasin keta mor vella me KE-ne??!! Me 1500 lek ke internet e bisede no limit ne shumicen e kompanive shqiptare!! Per njerin qe permendet ne paragrafin e fundit qe ka marre dieta, karburant dhe telefon plot 132.250 lek te reja e dine te gjithe boterisht se ka qene ne spital jashte shtetit.. Kjo eshte vjedhje!! Nese nje punonjes i thjeshte i administrates do te bente kete veprim do te merrte nja 2 vjet burgim per vjedhje apo shperdorim detyre!! Dhe me e keqja eshte se marrin dieta ata qe nuk ndine se sa miliona dollare kane te fshehura neper skuta!! Kemio i pifshin se jane nga leket qe u jane hequr te tjereve nga asistencat sociale!

    Përgjigju
  • leshi: 27/10/2018 09:54

    Keto jane parat tona qe marrin keto kriminelo-hajduta,pse Gramozi jua jep rrogat-djetat ketyre hajduteve djetat,prandaj ato dalin dhe lehin& shpifin ne menyre te pa turpeshme.

    Përgjigju
  • jeton fadil BAJG gjoleka: 27/10/2018 09:41

    O Shqiptar të dashur shikoni kriminelët e hajdutët si ju shkëlqen fytyra me lekët e vjedhura të popullit më të farfër tëeuropës. Shikoni fatmir mediun duart i kulloin gjak e ai mer djeta në një koh që duhet të ishte në burg ai jo vetëm që s'bën burg po dhe shpërblehet . E krimineli tjetër hajdut lulja pëllet gjith ditën e bën rolin e njerut më korekt të keti ruzulli toksor. Mjer Shqipëria me kto lloi vemjesh . Mjer populli Shqiptar me kta krimba.

    Përgjigju
    • Fredi: 28/10/2018 00:08

      Duleria!

  • Too: 27/10/2018 08:16

    Kushedi sa lek marin gjasme rrin me qera kushedi ca manipulomesh bejn,kush ka bir kurve qe I beson kta nuk jan ne pushtet dhe jan te pa prekshem imagjino kta ne pushtet esht kulmi kta lloj fytyrash te ken post ne politik te na perfajsojn kta plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë