VLORE- Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron të dëmeve të mëdha që janë shkaktuar tek banorët e fshatit Bunec shembja e murit të ujëmbledhësit të Hidrocentralit Sasaj të ndërtuar në pronësi të ish deputetit të PD-së Vasil Gjika.
Me zë Report Tv sjell dhe dëshmitë e banorëve të cilët kanë pasur bizneset poshtë ujëmbledhësit që kishte 15 mijë metra kub ujë, mesditën e 16 janarit 2025 kur dhe u ça muri. .
"Katastrofë, s'prisnim të çahej depoja, shpëtuam kokën se për pak na mori përpara. Shpëtuam kokën se për një minutë mund të na kishte zënë brenda'
Duam dëmshpërblim se na është bërë gjëma! Lekët e një jetë shkuan në det" thotë një tjetër banore.
Si pasojë e vërshimit të ujit u përmbytën 12 biznese në fshatin Bunec, kryesisht bare dhe restorante si është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Po kështu dëme pësoi dhe rruga rruga nacionale Sarandë-Vlorë.
Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo. 68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të ish deputetit të PD-së, Vasil Gjika.
Bashkia e Himarës ka premtuar kompensim banorëve të dëmtuar. Nga konstatimi në vend i dëmeve rezultoi se 2 subjekte kanë demtime mbi 90%, 3 të tjera në mbi 30% por dhe subjektet e tjera kanë dëme si në infrastrukturën e jashtme ashtu edhe në atë të brendeshme.
Punonjësit e bashkisë
Krybashkiaku i Himarës ka reaguar në lidhje me çarjen e murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec më 16 janar.
Përmes një postimi në Facebok Tavo shprehet se të gjithë të prekurit do të ndihmohen brenda të gjitha mundësive që lejon ligji për dëmshpërblimet.
Më tej ai ka theksuar se po ndërhyhet në hapjen e grykëderdhjes së lumit dhe devijimin e ujit në shtratin e tij.
Postimi i Plotë i Vangjel Tavos:
Ditën e 16 janarit 2025, më shumë se 15 mijë m/3 ujë u shkarkua nga ujëmbledhësi i hidrocentralit të fshatit Sasaj, në zonën e Bunecit për shkak të çarjes së digës.
E gjithë sasia e ujit mbushi përrenjtë dhe mori përpara gjithçka. Fatmirësisht nuk pati humbje jete por sasia e madhe e ujit shkaktoi dëme të mëdha në disa ndërtesa e biznese të asaj zone, bllokoi rrugën nacionale Sarandë-Himarë në zonën e Bunecit, për më shumë se dy orë, dëmtoi pemë dhe shkaktoi rrëshqitje gurësh të madhësive të ndryshme. Vërshimi i ujit vijoi edhe drejt plazhit të Bunecit, duke dëmtuar kabinën elektrike.
Në përgjigje të gjendjes së krijuar, Bashkia Himarë u ndodh menjëherë në vendin e ngjarjes për të monitoruar situatën e krijuar.
Në ndihmë për hapjen e rrugës shkuan edhe zjarrfikësit e Himarës, pasi një çift turistësh të huaj me dy fëmijë mbetën të bllokuar në këtë zonë.
U ngrit menjëherë komisioni i konstatimit dhe evidentimit të dëmeve dhe filloi puna duke inspektuar e parë nga afër të gjitha subjektet e dëmtuara.
Paralelisht, strukturat e Bashkisë Himarë me përfaqësues nga sektori i emergjencave, Drejtoria e Bujqësise, Pyjeve, Kullotave dhe Ujitjes, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, koordinuan punën në terren me mjete motorike për zhbllokimin e urave me qëllim largimin e tyre nga bizneset dhe banesat. Në një kohë të shkurtër u bë i mundur largimi i inerteve dhe mbeturinave të tjera në disa ura.
Nga konstatimi në vend i dëmeve rezultoi se 2 subjekte kanë demtime mbi 90%, 3 të tjera në mbi 30% por dhe subjektet e tjera kanë dëme si në infrastrukturën e jashtme ashtu edhe në atë të brendeshme.
U mundësua ardhja e një mjeti (skrep) më të madh që të ndërhyet në hapjen e grykëderdhjes së lumit në det dhe devijimin e ujit në ëtin natyral.
Pavarësisht se parashikojmë se do të duhet kohë që gjendja t’i kthehet plotësisht normalitetit, Bashkia Himarë është e përkushtuar dhe do u gjendet pranë banorëve për të kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e dëmtuar por dhe do të ofrojë ndihmesë brenda të gjitha mundësive që lejon ligji për dëmshpërblimet.
Situata vazhdon të jetë nën monitorim dhe Sektori i Emergjencave dhe Bashkia Himarë ndodhet në terren duke punuar për kthimin në normalitet.
Janë të mëdha dëmet që janë shkaktuar nga 21 bizneseve të cilat ishin poshtë ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec të Himarës. Report Tv sjell disa nga dëshmitë.
Karriget, depot plot, tavolinat na i kanë marrë të tëra, në përrua na i ka çuar. U sëmura kur e pashë kështu, por më tha burri që erdhën nga bashkia, po nuk e dimë a kanë regjistruar apo jo. Duam dëmshpërblim se na është bërë gjëma! I gjithë mundi dhe djersa që kam bërë në Greqi i hodha këtu. Tani ku të vete unë. Duam ndihmë. Se dhe një çikë desh më mori mua, për një sekondë shpëtova, nuk u kam borxh. U dhamë firmën bënë centralin, tani dua ndihmë të ngrihem prapë siç isha. Tubat e ujit vajëtën në det, 15 tavolina e karrige, dysheqe mi mori”,tha një banore tjetër.
“Po të shkojmë më lart dëmet që ka edhe bërë që marin ujinkanali janë të papara. Tjetër gjë se plasi depoja, atë e gjejnë organet e tjera. Kemi punuar një jetë të tërë në Greqi i hodhëm lekët këtu, e tani lekët na shkuan në det. Ku të shkojmë tani. Të gjithë duhet të ishim ngritur, të mbrojmë njëri tjetrin, po njëri ikën andej, tjetri ikën këtej. Të vijnë të na ç’dëmtojmë. Na dridhen gjunjët, nuk na zë gjumi natën. Çdo bëhet këtu”, tha një tjetër.
“Mu duk sikur ra avioni, ku shoh jashtë kishte plas uji. Me fat që nuk u vranë njerëz. Isha në Greqi dhe erdha direkt. Më ka marrë tubin e ujit të ujësjellësit. Unë s’kam pësuar shumë dëme, por të tjerët janë katastrofë. Deri në anë të detit është bërë o Zot i Madh”, tha një banor tjetër.
Një banor i fshatit Bunec tregon momentin kur u ça muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj dhe 15 mijë metra kub ujë u derdhën në fshat.
Isha në momentin e parë para se të vinte uji. Isha te porta e fabrikës së vjetër dhe kur dëgjoj një zhurmë dal jashtë menjëherë për të parë ç’bëhet. Këtu u bë liqen menjëherë, për dy minuta u mbyt dynjaja. Shpëtuam kokën se për një minutë mund të na kishte zënë brenda. Kjo ishte fatkeqësi nuk e prisnim kurrë që të çahej depoja.
Ka nja 10-15 vite që është ndërtuar.
Dëmet? Shiko si e ka bërë. E ka mbushur me zhavorr dritartet, dyert. Ka marrë 3 frigoriferët e mi, 20 tavolina e karrige e kanë ikur të tëra në det. Nuk di çfarë ka bërë tjetër. Nuk futem dot brenda (biznesit).Kanë ardhur vetëm ato të bashkisë, kanë bërë vlerësimin e dëmit. Nga kompania nuk na ka ardhur njeri. Kanë ardhur nëpër të, bëjmë ndonjë muhabet por do të vejmë ti takojmë, besojmë se do të gjejmë llafin me ta. Më duket se ka ardhur prokuroria. Policia ka ardhur atë ditë, mori masat po ç'të bënte e gjeti katastrofë, thotë banori.
Njè qeveri e KORRUPTUAR ka pasoja tè tmerrshme. Digat e Enver Hoxhès jo vetèm qè janè aty akoma dhe garantojnè milionat e eurove qè vidhen nga ministrat por na tregojnè sot edhe se ku èshtè problemi qè kemi,,,,,ME HAJDUTÈ MINISTRA,,,NUK BÈHET SHTET.
Përgjigju