Një kompani offshore me përfaqësues Bashkim Shalla, e rregjistruar në mënyrë të dyshimtë në shtetin e Delaware USA e quajtur “Tis Holding LLC” së bashku me kompaninë izraelite “On Track Innovations L.T.D”, janë në verifikim e sipër nga prokuroria e Vlorës, pasi prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kanë përfituar konçesionin e parkingjeve në Vlorë me dokumenta të falsifikuara. Këto dyshime janë krijuar, gjatë hetimeve të kryera nga dy prokurorët e çështjes Albert Kuliçi dhe Ardian Ylli, të cilët në 20 shkurt konkluduan në dërgimin e një pjese të dosjes në gjykatë duke, marë të pandehur 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Vlorës, mes tyre dhe kryetarin e kësaj bashkie Shpëtim Gjika.
Hetimi i prokurorisë së Vlorë çoi në ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të gjithë anëtarët e komisionit që ishte ngarkuar për krijimin e kushteve të dhënies së konçesionit të parkingjeve në 25 rrugët e Vlorës. Më konkretisht janë marë të pandehur Ardian Musta, me detyrë ish-nën/kryetar i bashkisë Vlorë njëherësh dhe ish-drejtor i shërbimeve Publike në këtë bashki. I pandehur është marë dhe Ilir Banushi, dhe më tej Arben Beqiraj me detyrë zv/kryetar i bashkisë Vlorë. Nën akuzë është marë dhe Taulla Zanaj me detyrë Drejtor i Financës në bashkinë e Vlorës, Gentian Sherifaj zyrtar pranë drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki, Merita Mema dhe Petro Thanasko. Sipas përfundimit të hetimit kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dy kompanitë Offshore “Tis Holding LLC” dhe “On Track Innovations L.T.D”, në fitimin e konçesionit 15 vjeçar për parkingjet në rrugët e Vlorës. Dy kompaninë nuk kanë bërë asnjë investim në rrugët e Vlorës, ndërkohë pas dy muaj kontrata mes tyre dhe bashkisë është prishur. Nga verifikimet e prokurorisë personi që fshihet pas dy kompanive është Bashkim Shalla, i cili konsiderohet si mik i Kadri Veselit në Kosovë dhe disa politikanëve në Shqipëri.
Tashmë çështja e konçesionit të parkingjeve në rrugët e Vlorës ka përfunduar në gjykatën e Arbitrazhit, ku dy kompanitë Offshore i kërkojnë bashkisë së Vlorës një vlerë financiare prej 20 milion euro.
Gafa në studim që favorizoi konçesionarin
Por nga ana tjetër prokuroria e Vlorës ka çuar 8 persona të pandehur pasi ka krijuar bindjen se me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë abuzuar me detyrën. Sipas prokurorisë rezulton se studimi financiar i paraqitur në Këshillin e Bashkisë Vlorë është paraqitur për një periudhë 10 vjeçare dhe pavarësisht faktit se nga Këshilli i Bashkisë Vlorë është vendosur zgjatja e afatit nga 10 vite në 15 vite, rezulton se ky ndryshim nuk nuk është parashikuar në përllogaritjen e tarifës së konçesionit. Bazuar në studimin e kryer, rezulton se tarifa fikse e koncesionit prej 10 milion lekë nuk është përcaktuar në mënyrë të saktë, pasi sipas këtij studimit të parë me afat 10 vjeçarë është parashikuar se e ardhura vjetore e mundshme është në masën 117.142.544 lekë dhe për periudhën 10 vjeçare këto të ardhura janë në shumën 1.171.425.440 lekë. Referuar sistemit të taksave vendoreështë parashikuar se detyrimi për tarifën e parkimit është në masën 10% e të ardhurave vjetore, rezulton se tarifa fikse koncesionare që komisioni duhet të përcaktonte është në masën prej 11.714. 254 lekë në vit.
“Në kushtet kur afati i dhënies me koncesion është bërë nga 10 vite në 15 vite, duhej ribërë studimi në drejtim të termave të jetëgjatësisë, pasi ndryshimi i afatit të koncesionit çon në ndryshimin e treguesve si rritja e nivelit të të ardhurave, të shpenzimeve dhe detyrimit ndaj Bashkisë Vlorë”-thotë prokuroria e Vlorës në dosjen e hetimit.Si pasojë e ndërmarrjes së këtyre veprimeveqë janë në kundërshtim me ligjin dhe që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga ana e të pandehurit Shpëtim Gjika, rezulton se është favorizuar subjekti “Tis-Park” sh.p.k, duke i sjellë përfitime të padrejta, si dhe janë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se të pandehurit Ardian Musta, Ilir Banushi, Arben Beqiraj, Taulla Zanaj, Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko është përpiluar dokumenti “Sistemi i menaxhimit të parkimit në rrugët e qytetit”, i cili është miratuar ngaShpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë. Rezulton se studimi është realizuar mbi bazën e numrit të automjeteve 4+1 dhe 8+1, që janë të regjistruara në qytetin e Vlorës pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, si dhe mbi bazën e numrit të popullsisë së Bashkisë Vlorë. Studimi është paraqitur në dy variante, e konkretisht sikur vendparkimet të shfrytëzoheshin 100 për qind e tyre dhe gjatë gjithë kohës së përcaktuar për çdo rrugë, duke realizuar një të ardhur prej 230.572.800 Lekë.
Origjina e dy kompanive e dyshime mbi dokumentat
Hetimi ka zbuluar se përfaqësuesi i dy kompanive fitues të konçesionit Bashkim Shalla ka paraqitur në 12 janar 2015 një ofertë për projektin, e cila i është bashkëngjitur kontratës si aneksi “Oferta e koncesionarit”. Ndërkohë katër ditë më vonë në 16 janar 2015 është pasqyruar vendimi i komisionit të dhënies me konçesionit të shërbimit të sistemimit dhe menaxhimit të parkimit në qytetin e Vlorës. Në këtë vendim është përshkruar se:“…anëtarët e komisionit të dhënies me konçesion i ngritur me urdhërin e datës 13 nënëtor 2014 të Kryetari të Bashkisë Vlorë, në datë 12 janar 2015 ora 10:00 kanë loguar në llogaritë e tyre dhe ka rezultuar se ka paraqitur ofertë bashkimi i operatorëve “TIS HOLDING LLC+ON TRACK INNOVATIONS L.T.D”. Njëkohësisht përfaqësues të këtij bashkimi operatorësh ishin paraqitur në orën e përcaktuar në ftesën për ofertë me qëllim paraqitjen Komisionit të Dhënies së Koncesionit në ditën e hapjes së ofertave një demonstrim konkret të sistemit me të gjitha funksionet e tij përpara.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur, demonstrimit të kryer në ditën e tenderit, vlerësimit individual me pikë nga secili prej anëtarëve të komisionit është vendosur: Të klasifikohet në vendin e parë bashkimi i operatorëve “TIS HOLDING LLC+ON TRACK INNOVATIONS L.T.D” me tarifë vjetore të ofruar 10 milion lek në vit për dy vitet e para dhe nga viti i tretë e në vazhdim 10 milion plus 2 për qind, e xhiros vjetore të realizuar”. Verifikimet e prokurorisë zbuluan se shoqëria “TIS HOLDING LLC”, është shoqëri private e themeluar në Delaëare, USA, me seli në 16192 Caostal Highëay, Leëes Delëere, USA, përfaqësuar nga Bashkim Shalla me prokurë. Sipas dokumentit “Deklaratë e Personit të Autorizuar”, e datës 27 prill 2013, përkthyer në gjuhën shqipe dhe noterizuar më datë 9 janar 2015, konstatohet se shoqëria “TIS HOLDING LLC”, shoqëri private e themeluar në Delaëare, USA, me seli në 16192 Caostal Highëay, Leëes Delëere, USA, është themeluar më datë 20 shkurt 2013, me administrator Bashkim Shalla. Ndërsa kompania “One Track Innovations L.T.D” është shoqëri private e themeluar në përputhje me ligjet e shtetit të Izraelit, e përfaqësuar me prokurë nga shtetasi Arnon Efraty.
Referuar dokumenteve të lëshuara nga shteti i Izraelit dhe të përkthyera dhe noterizuara, rezulton se kjo shoqëri është regjistruar në përputhje me ligjin e Izraelit që prej datës 15 shkurt 1990.Ndërsa një dokument noterial i datës 4 janar 2015, me objekt “Çertifikatë e pronësisë intelektuale” vërtetuar nga Arie G. Rubinstein, në cilësinë e Këshilltarit të Përgjithshëm dhe Sekretar në shoqërinë “On Track Innovations l.t.d”, përkthyer në gjuhën shqipe, rezulton se nuk është lëshuar nga institucionet shtetërore të çertifikimit në shtetin e origjinës. Por një ndër kriteret e bashkisë Vlorë ishte që ofertuesi duhet të paraqesë gjithashtu dokumentacionin ligjor që vërteton pronësinë intelektuale të autorit dhe ose të drejtën e përdorimit mbi pronësinë intelektuale të autorit mbi zgjidhjen telnologjike të propozuar.Nga këto të dhëna del qartë se dokumenti i mësipërm nuk plotëson kriterin e kërkuar nga autoriteti kontraktor, që në këtë rast ka qënë bashkia Vlorë.
Dokumentat e kompanisë konçesionare në QKR
20 milion euro
Tashmë çështja e konçesionit të parkingjeve në rrugët e Vlorës ka përfunduar në gjykatën e Arbitrazhit, ku dy kompanitë Offshore i kërkojnë bashkisë së Vlorës një vlerë financiare prej 20 milion euro.
Studim 10 vjeçar
Në kushtet kur afati i dhënies me koncesion është bërë nga 10 vite në 15 vite, duhej ribërë studimi në drejtim të termave të jetëgjatësisë, pasi ndryshimi i afatit të koncesionit çon në ndryshimin e treguesve si rritja e nivelit të të ardhurave, të shpenzimeve dhe detyrimit ndaj Bashkisë Vlorë.
Zyrtarët e pandehur
Ardian Musta
Ilir Banushi
Arben Beqiraj
Taulla Zanaj
Gentian Sherifaj.
Merita Mema
Petro Thanasko
Shpëtim Gjika
Rrugët për konçesionin e parkingut
Rruga “Rakip Malile”,
Rruga “Janaq Kilica”
Rruga ”Demokracia”
Rruga “Hasan Kushta”
Rruga “Bulevardi Ismail Qemali”
Rruga “Segmenti para hotel Greta”,
Rruga “Kosova dy segmentet në dy krahët”
Rruga “Transballkanike”
Rruga “Murat Tërbaçi”
Rruga “Para Piacës”
Rruga “Segmenti Murat Tërbaçi tek Rrapi”
Rruga “Sheshi tek Kristali (Uji i Ftohtë)”
Rruga “tek hotel New York”
Rruga “Para Postës”.
Mos beni si minjte kundra Shpetimit tani se 12 vjet u mire
PërgjigjuÇa t'i thuash këtij veshtullorit,me këtë ka folur vet natyra...
PërgjigjuElton Qyno eshte gazetari qe flet vetem me fakte
PërgjigjuIlace i bëfshin lekët këta robqira, zoti jua dhëntë ku tju djegi më shumë.
PërgjigjuMos i del dhe vila ne USA peqos
Përgjigju