Ekskluzive/ ‘Plagë e kafshime’, trondit babai i fëmijës autik: Si im bir dhunohen edhe të tjerë në Berat (VIDEO)

Pas publikimit të rastit të një 12 vjeçari të dhunuar e keqtrajtuar brenda qendrës që rehabilitimit “Jam si Ju”, Shqiptarja.com publikon dëshminë ekskluzive të Fortunato Bacit, babait të fëmijës, i cili është njëherësh edhe nënkryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar.

“Ajo është një qendër rehabilitimi 24 orëshe dhe atje mblidhen fëmijë nga të gjitha qytetet. Familjet i lënë atje dhe nuk kanë mundësi për kontroll, por ajo që ndodh është e tmerrshme më besoni. Atje fëmijët rrihen dhe lihen pa ngrënë"

Fortunato Baci

Ai akuzon drejtpërdrejt drejtoreshën e qendrës, Alda Shulla si njeriun përgjegjës për gjithë sa ndodh brenda qendrës dhe thotë se e njëjta histori si me djalin e tij përsëritet rëndom edhe më fëmijë të tjerë brenda qendrës.

“Alda Shulla drejtoresha e qendrës ka firmë ndërtimi atje, ka mbështetje politike se është me LSI, bën ligjin në Berat. Në vend që të më mbështeste kur iu ankova ajo më ktheu shpinën. I shkova në mënyrë shoqërore, iu luta që fëmija im të mos dhunohej, por e kotë! Do gjej avokat nga Tirana se këtu bën ligjin ajo. Kam edhe një dëshmitare, një punonjëse që më hapi sytë, e cila është e gatshme të vijë në gjyq e të rrëfejë se të gjithë fëmijët aty dhunohen. Ajo ka qenë punonjëse dhe e ka lënë punën pikërisht për këtë fakt”

Fortunato Baci

Fortunato dhe bashkëshortja e tij kanë edhe një djalë tjetër autik, i cili kurohet në Itali. Ai thotë se kishin zgjedhur këtë qendrër për 12- vjeçarin pasi bashkëshortja nuk mund të kujdesej më për shkak të një problemi shëndetësor, por që prej javës së parë të qëndrimit jeta për të birin e familjen e tyre u kthye në mankth.

“Në 1 qershor 2018 e regjistruam për herë të parë djalin në qendrën ‘Jam si ju’ në Berat... Brenda javës kuptova që ndaj djalit ushtrohej dhunë. Shkova tek drejtoresha por ma mohoi. Ne edhe ushqimin ia çonim nga jashtë se djalin nuk e ushqenin. Më thoshin kujdestarët që i bie të fikët se nuk ha bukë. Kur e pashë se situatën nuk munda ta rregulloja unë që jam nënkryetar i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, imagjino të tjerët. Nuk më mbante më shpirti dhe vendosa të bëj këtë video që kam shpërndarë në rrjetet sociale. E them me plot gojën që djali rrihej, dhunohej e kafshohej në mënyrë çnjerëzore brenda qendrës.

Fortunato Baci

 

Ai tregon se i biri nuk është i dhunshëm, madje kur ka kriza nuk bërtet dhe as veteqëllohet, por vetëm përplas këmbët në tokë. Por pas qëndrimit për dy muaj në qendrën “Jam si ju” Fortunato shprehet se gjendja e tij është përkeqësuar.

“Djali zgjohet natën, trembet e bërtet...këto shenja ia ka lënë dhuna në atë qendër. Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje”

Fortunato Baci

Fortunato ka bërë edhe një denoncim në polici për rastin dhe thotë se çështja po hetohet nga Prokuroria tashmë. Ai apelon që edhe prindërit e tjerë që kanë fëmijët në atë qëndër të reagojnë e të kujdesen për ta.

Njoftimi

Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal

Denoncimi i babait

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 13/09/2018 19:45

    A jane prinder keta mesues apo edukatore. Turp tu vije.

    Përgjigju
  • Liku: 13/09/2018 16:50

    Neper shkolla me femije te rregullt dhe nuk dine te komunikojn keta mesues jo me femije autik qe nuk kane haber fare si te sillen dhe te komunikojne

    Përgjigju
  • Keisha: 13/09/2018 16:18

    Kafsheri ,turp te kene perpara gjygjit te gjithe personeli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë