Ekskluzive/Sherri i plotë në gjyq, Zani Çaushi:Të arrestohen personat që më vodhën burgun

Ekskluzive/Sherri i plotë në gjyq, Zani Çaushi:Të arrestohen personat që më vodhën burgun

Zani Çaushi

Zbardhet debati i plotë në seancën gjyqësore mes Myrteza Çaushit ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, prokurores së çështjes Odeta Todoroshi dhe juristit të burgut Drenovë, Vasjel Hysenaj. Pikërisht në seancën kur Myrteza Çaushi, ishte përgatitur për t'u njohur me kërkesën për lirimin me kusht ose jo nga gjykata, ai ka dalë jashtë kontrollit duke kërcënuar dhe kërkuar arrestimin e personave që siç pretendonte ai,i kanë vjedhur ditët e burgut. Për më tepër Zani Çaushi i ka kërkuar gjyqtarit Selaudin Pysqyli që të arrestonte të gjithë personat që i kishin vjedhur ditët e burgut. Kjo pasi Myrteza Çaushi, pretendonte në seancën gjyqësore të 17 korrikut 2020 se juristi i burgut i kishte përllogaritur në mënyrë të gabuar vitet që qëndrimit në burg dhe kjo sipas tij ishte e pafalshme. Një burim pranë gjykatës, tha për “Shqiptarja.com” se seanca u shoqërua me debate edhe me prokuroren e çështjes, të cilën Myrteza Çaushi, e akuzoi se nuk po llogariste siç duhet vitet e burgut,pasi ajo sipas tij, jepte konferenca për shtyp në media për këtë çështje.

“Shqiptarja.com”, ka mundur të sigurojë të plotë proces-verbalin e seancës gjyqësore ku pasqyrohen diskutimet e palëve, seancë e cila surprizoi të gjithë, pasi Myrteza Çaushi, hoqi dorë nga kërkesa për “lirim me kusht” në fund të procesit, pikërisht atëherë kur gjykata do të tërhiqej për vendim. Gjatë procesit gjyqësor Myrteza Çaushi dhe avokati i tij ish-gjyqtari Arben Lena, i paraqitën gjykatës një epikrizë mjekësore të hartuar nga mjekia Nikolina Bode, e cila përcaktonte diagnozën e Myrteza Çaushit, i cili sipas mjekes merr mjekim në mënyrë të vazhdueshme dhe që sipas mbrojtjes vërteton faktin se gjendja e tij shëndetësore është e vështirë. Gjithashtu avokati Lena, i tha trupit gjykues se nuk kishin paraqitur kontratë punësimi të Myrteza Çaushit në ndonjë subjekt privat, pasi Çaushi ka një lokal dhe do vetëpunësohet në këtë lokal, të cilin e ka në pronësi të tij.

Procesverbali dhe diskutimet në seancë

Gjyqtari: Seanca është shtyrë për ditën e sotme datë 17 korrik 2020 mbi kërkesën e përfaqësuesit Myrteza Çaushi, për të paraqitur kontratën e punësimit të kërkuarit.Gjykata i jep fjalën përfaqësuesit ligjor të Myrteza Çaushit, avokat Arben Lena.

Arben Lena: Sa i përket punësimit, kërkuesi ka një lokal që ka në pronësi të tij dhe mund të vetëpunësohet aty. Nuk mundëm dot të sillnim një kontratë punësimi, për shkak se familja e tij është në kushte të vështira ekonomike. Paraqesim për gjykatën një epikrizë nga mjekia Nikolina Bode, ku përcaktohet diagnoza e kërkuesit Myrteza Çaushi, i cili merr mjekim në mënyrë të vazhdueshme dhe vërteton faktin që gjandja e tij shëndetësore është e vështirë. Kërkoj të administrohet si provë kjo epikrizë, ndërsa në lidhje me kontratën e punësimit Myrteza Çaushi do vetëpunësohet në lokalin e tij.

Gjyqtari: I jepet fjala prokurores nëse ka ndonjë pretendim në lidhje me provën e paraqitur nga kërkuesi Myrteza Çaushi?

Prokurorja: Nuk kemi komente është e drejta e palës për të paraqitur prova në dobi të këtij gjykimi.

Gjykata: I jepet fjala përfaqësuesit të IEVP-së Korçë (Burgut Drenovë).

Juristi: Nuk kemi pretendime.

Gjykata vendim: Bazuar në Kodin e Proçedurës Penale, gjykata merr në cilësinë e provës epikrizën e dantës 21 qmershor 2020 të lëshuar nga mjekia Nikolina Bode dhe administron në cilësinë e provës dhe raportin e Shërbimit të Provës të paraqitur në seancën e kaluar. Në kushtet kur palët nuk kanë prova të tjera, gjykata i jep fund shqyrtimit gjyqesor të kërkesës penale dhe fton palët për të parashtruar konkluzionet përfundimtare.

Arben Lena: Konkluzionet përfundimtare i kemi me shkrim dhe një kopje e ve në dispozicion të gjykatës.

Gjykatësi: Ndërhyn dhe ndërpret avokatin Lena. I plotëson kriteret kerkuesi Myrteza Çaushi që kërkoni lirimin me kusht?

Arben Lena: Pretendimi i ngritur nga IEVP-ja Drenovë që i dënuari nuk ka plotësuar afatin nuk qëndron. (Avokati vijon duke lexuar konkluzionet përfundimtare).

Gjykatësi: I jepet fjala kërkuesit Myrteza Çaushi

Myrteza Çaushi: Kam disa fakte për Prokuroinë. Doja ti dorëzoja këto akte por ju nuk ma dhatë të drejtën e fjalës.

Gjykatësi: Sqarojmë kërkuesin Myrteza Çaushi se ju kemi lënë kohë për provat. Gjykata i dha fund hetimit gjyqësor.

Myrteza Çaushi: Këtë gjyq e kam hapur unë dhe kërkoj që të merren këto prova që po ju paraqes, të cilat janë vendime gjyqësore.

Gjykata: Këto vendime janë në dosjen tuaj personale, janë të administruara nga gjykata tashmë.

Myrteza Çaushi: Kërkoj të hapet çështje penale sepse nuk më janë llogaritur saktë koha e dënimit të vuajtur. Unë kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 vjet siç e kanë paraqitur tek dinamika IEVP-së Korçë.

Gjykatësi: Orientojmë kërkuesin Myrteza Çaushi për tu konsultuar me avoaktin e tij mbrojtës.

Myrteza Çaushi: Kërkoj të bëhet dinamika për çdo ditë të paraburgimit.

Gjykatësi: Nuk është kjo objekti i këtij gjykimit.

Myrteza Çaushi: Të arrestohen personat që më kanë vjedhur burgun. 

Gjykatësi: I jepet fjala prokurores Odeta Todoroshi.

Prokurorja: (Merr fjalën dhe parashtron konkluzionet përfundimtare duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së Myrteza Çaushit për Lirim me Kusht)

Myrteza Çaushi: Ndërpret prokuroren dhe deklaron se nuk i është llogaritur saktë koha e dënimit të vuajtur.

Gjykatësi: S’qarojmë përsëri kërkuesin Myrteza Çaushi të këshillohet me avokatin e tij.

Arben Lena: Kërkoj ndërprerjen e seancës me qëllim për tu konsultuar me klientin tim.

Myrteza Çaushi: Deklaroj se terhiqem nga kërkesa për “Lirim me Kusht”

Gjykatësi: Pyet avokatin e Myrteza Çaushit

Arben Lera: Deklaroj se tërhiqemi nga kerkesa për “Lirimin me kusht”.

Gjykatësi: Pyet prokuroren në lidhje me kërkesën e re të bërë nga kërkuesi Myrteza Çaushi?

Prokurorja: Në këto kushte mendojmë se heqja dorë është e drejtë ligjore e Myrteza Çaushit dhe gjykata të vendosë deklarimin e papranueshme të kërkesës.

Gjykatësi: I jepet fjala përfaqësuesit të IEVP Korçë.

Juristi i burgut: Është e drejta e kërkuesit për tu tërhequr nga kërkesa e tij. Gjykata të vendosë deklarimin e papranueshmërisë të kërkesës.

Gjykatësi tërhiqet në dhomën e këshillimit për të disponuar me vendim.

Gjykatësi vendosi: Të deklarojë të papranueshme kërkesën e kërkuesit Myrteza Shemedin Çaushaj me objekt “Lirim para kohe me kusht”.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 22/07/2020 11:14

    Mostra te krimit qe duhet te ishin ekzekutuar pa gjyq.Keta plehra hane djersen dhe taksat tona dhe kane goje e flasin.Duhen "vetevarur" keta bastarde qe i ushqejme dhe jane nje telash per ekonomine tone dhe sigurine.Enveri ua gjente vendin por tani prokurori dhe gjyqesor jane ne sherbim te tyre.

    Përgjigju
  • Ana: 21/07/2020 22:19

    Në fakt në burg duhet të jeni gjithë politikanët e gjygjtarë e prokurorë të korruptuar që hanë jetë njerëzish duke i zhvatur viktimat që i krijojnë vetë.Si i ze gjumi këta kriminelë me kollare.Dhe ndyrësirat bëjnë kurbat bijtë e nënave.Harrojnë që gjykatës është vecse ZOTI.

    Përgjigju
  • gjyqtar: 21/07/2020 21:42

    rehabilituar ky?! kot e terhoqi kerkesen se do ja kishin hedhur poshte me te drejte gjykatesi. kercenimi qe ju ben juristeve flet me shume se gjithshka per rehabilitimin e tij. do jete shume me mire nqs e lene kete monster ne ato faqe te zeza te historise se shqiperise ne '97. pra ta lene aty ku ehste per kusurin e jetes se tij mizerje, para se tua beje mizerje jeten njerezve te thjeshte sic dhe ua ka bere ...

    Përgjigju
  • Visi: 21/07/2020 18:53

    Zani qendro i forte vella sepse e verta jote do te dal, shume shpente do jeshe jashte dhe shif punet e tua e hallet e tua, mos u nervozo me mbeturina burgjesh te cilet marin urdhra nga drejtori pegjitheshem i Saliut ku dihet qe do te krijonte probleme! Te presim ne lagje vllai jon

    Përgjigju
  • Ilir: 21/07/2020 14:11

    Lereni te dale ta heqin qafe dhe kete te afermit e atyre qe ka vrare ky me banden e tij.

    Përgjigju
  • dora: 21/07/2020 13:23

    ca plera nuk duhet te dalin kurre nga burgu

    Përgjigju
  • Me kane vjedhur burgun!: 21/07/2020 12:32

    nje pyetje kam une se nuk jam as avokat dhe aprokuror por fjalia e prokurorit: "Prokurorja: Nuk kemi komente është e drejta e palës për të paraqitur prova në dobi të këtij gjykimi." si ka mundesi qe nuk ka kerkuar minimumi qe Caushi te jape dokumentat e pronesise se lokalit ? dhe e dyta nese falmija (qe paska nje loka ne pronesi) si do te bej te mundur qe ta paguaj rregullisht dhe me kontribute Caushin ? A nuk mendon prokuroria dhe gjykata qe ne keto kushte te veshtira ekonomike te familjes dhe me nje aktivitet publik ne pronesi ky zotria do te rrikthehet te huqet e vjetra? e fundit: nje vrases i disa personave eshte e drejte qe te lirohet para kohe nga burgu? a nuk duhet te kalbet ne burg?

    Përgjigju
    • roja i burgut: 21/07/2020 18:20

      o shoku sa per punen e lokalit ke te drejte por e ke parasysh ti qe kushton aty brenda me e mbajt e keshtu po doli esht nje me pak se dhe perjashta pastaj nuk mendoj qe do e haje rehat e per shum kohe se me shum ka vrases te afte se sa kalamaj neper rruge ky me gjith ate qe ka bere do dali ndonje qe te mari hakun.ke degjuar te madhin mirush kabashi qe ka thene:bishti i qenit po bisht qeni do mbetet...dhe ky nuk do dali te punoje or jo.

  • Iris: 21/07/2020 02:49

    Zani duket qe nuk eshte reabilituar dhe mendoj qe vuan nga bipolarizmi.Po ashtu me ben pershtypje fakti qe do punonte ne local.Ne U.S.A.i lirojne me kusht pervec mos berjes te ndonje krimi tjeter,moslejimit te armeve e drogave ,krimineleve u ndalohet dhe alkooli,e aty ne Shqiperi qenka O.K. qe ky te punoje ne local ku mund te kete alkool!? Hm,shume te cuditshem ligjet aty!

    Përgjigju
    • Zani: 21/07/2020 13:59

      Po shko shif halen ku je se po bje cope cope,lere halen tone

  • A. N.: 20/07/2020 23:49

    Ne rehabilitim e siper duke varur juristin e burgut.

    Përgjigju
  • Tralla zura nje gale: 20/07/2020 23:01

    Edhe Hekuran Billa sapo ishte leruar nga burgu per sjellje te mire por sa shtrenjte e pagoi lirine.

    Përgjigju
  • Populli: 20/07/2020 22:59

    Te arrestohet juristja e burgut .. denimi u krye te dali nga burgu ..po te ket mendje per sjellje te gabuar prangat aty i ka ..eshte kryer denimi e verteta kjo eshte .

    Përgjigju
    • Lexues: 21/07/2020 11:20

      Po pra kjo eshte idea: jepi nje shans kriminelit...

  • ryka: 20/07/2020 22:23

    Lëreni kriminelin të kalbet në burg të të përjetshëm se ujku qimen endërron por zakonin se harron gabimi i gjykatës që rimer pēr rigjykim kriminelin shikojeni si flet brënda hekurave dhe jo mē kurrën e kurrēs të jetēi lirē lēreni qënin të pērjetësisht në BURG.

    Përgjigju
  • Tironci: 20/07/2020 21:27

    Keshtu doli nga burgu si i semure me semundje te keqe krimineli Sali Lushaj! Tani si i semure drejton mitingjet e Partise se krimit PDne!Zan Çaushi ka bo me pak krime se ky,dhe shum kriminele te tjere qe sot jane ne liri dhe qendrojne jashte dhe ky qendron brenda turp per drejtesine qe punon me dy standarte.

    Përgjigju
  • Shaban: 20/07/2020 21:13

    qenka rehabilituar dhe do e bej sefte duke varur juristin. Me cfare pune i ka soguruar te ardhuray qe ka blere dyqanin???

    Përgjigju
    • Tirona: 21/07/2020 09:34

      I siguroi me gopin e sateme

    • turi: 21/07/2020 09:19

      shko pyt sali lushajn.ku i gjeti tokat ne bregdet nga tropoja...me rrogen e bodigardit...sot i dyqan e kam dhe gabelt e bregut te lumit...mir ja ka bo asaj...se ky sja mbush dot xhepat asaj....po te tjeret pse jan jasht...me burgim te perjetshem dhe deshmitar nga drejtesia...

  • Hahahah: 20/07/2020 21:12

    Qenka rehabilituar mir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat