Ekskluzive/ Vettingu, SHISH-DSIK-SHÇBA informacion të gabuar për tre gjyqtarë

Grupi i punës pranë Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, i përbërë nga përfaqësues të vetë DSIK, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Shërbimit të Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë paraqitur pranë Komisionit të Vetingut raporte të gabuara për pastërtinë e figurës për tre gjyqtarë. Kështu pretendon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, në disa vendime për prokurorët dhe gjyqtarët. SHISH, SHKÇBA dhe DSIK kanë bërë raporte të gabuara për të paktën tre gjyqtarë, raporte të cilat janë hedhur poshtë nga KPK.

Të tre gjyqtarët, të cilët sipas grupit të punës kishin lidhje me krimin si dhe ishin përfshirë në afera korruptive, janë konfirmuar në detyrë nga komisioni bazë i Vetingut. “Nëse Grupi i Punës nuk do të bëjë një verifikim të plotë, atëherë ai rrezikon të nxjerrë përfundime të gabuara dhe të rëndojë pozitën e subjekteve të rivlerësimit. Në këtë rast, Grupi i Punës nuk ka kryer verifikime të mëtejshme, duke arritur në konkluzion vetëm mbi bazën e informacionit të paverifikuar”, thotë KPK. 

Për Artur Malajn
Grupi i punës pranë Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar ka referuar një raport në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në të cilin thotë se Artur Malaj është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën për shkak të kontakteve të personave të përfshirë në krim të organizuar. DSIK-ja vlerësoi “se gjendemi në një situatë që evidenton forma të shfaqjes së korrupsionit sistematik pasiv në sistemin e drejtësisë”. Ndërkaq, KPK ka bërë një hetim të thelluar, duke arritur në konkluzionin se raporti i DSIK është i pasaktë. “Në këto kushte, duke analizuar raportin e ardhur nga DSIK-ja dhe organet ligjzbatuese, duke bërë një studim të thelluar të tyre, duke administruar provat e tjera në lidhje me çështjen, Komisioni çmon se informacioni mbi të cilin ka ardhur rekomandimi i DSIK-së rezulton i pasaktë dhe i pabazuar në prova dhe fakte, për pasojë subjekti i rivlerësimit, z. Artur Malaj, konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, thuhet në vendimin e KPK. Komisioni hodhi poshtë raportin e DSIK, duke konfirmuar në detyrë gjyqtarin Artur Malajn. 

Për Astrit Faqollin
Grupi i punës pranë DSIK ka paraqiti një raport pranë KPK, duke konkluduar se gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli ishte i papërshtatshëm për të shërbyer në drejtësi, pasi “konsiderohet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga struktura kriminale”. Ndërkaq, KPK, pas një hetimi të thelluar ka arritur në konkluzionin se raporti i DSIK për gjyqtarin nuk ishte i saktë dhe i gabuar. “Informacioni i përcjellë nuk bazohet mbi prova të sakta, konsiderohet i paplotë dhe nuk përmban elementet e parashikuara nga neni 38 i ligjit nr. 84/2016. Grupi i punës nuk ka bërë verifikim të mëtejshëm për të sqaruar në mënyrë shteruese të gjitha rrethanat e çështjes dhe vetëm mbi bazën e informacionit të paverifikuar ka dalë në përfundim të gabuar mbi papërshtatshmërinë e subjektit. Referuar nenit 39, të ligjit nr. 84/2016, Komisioni ka konstatuar se nuk është gjetur asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme të subjektit të rivlerësimit dhe vlerëson se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e përshtatshmërisë për vazhdimin e detyrës”, ka pohuar KPK. Komisioni, ndryshe nga propozimi i DSIK, vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtarin. 

Për Ilir Toskën
SHISH, SHKÇBA dhe DSIK dërguan një raport pranë KPK për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kandidatit për KLGJ, Ilir Toska. Sipas këtij raporti, Ilir Toska nuk duhet të vijonte detyrën pasi në bazë të informacioneve “ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar dhe për përfshirje në korrupsion pasiv”. KPK bëri një hetim të thelluar doli në konkluzionin se raporti i grupit të punës ishte i gabuar. “Subjekti i rivlerësimit ka plotësuar formularin e deklarimit për kontrollin e figurës në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi. Nuk u provua në ndonjë formë që subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nuk është i përfshirë, si dhe nuk është i vënë nën presion nga persona të përfshirë në krimin e organizuar, si rrjedhojë ai është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, thuhet në vendimin e KPK. Komisioni i Vetingut vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtarin Ilir Toska.

 

( Kliko këtu ) vendimi i plotë i KPK për gjyqtarin Ilir Toska

Standardet e kontrollit e figurës të prokurorëve dhe gjyqtarëve 

1. Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme.

2. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime të karakterit personal, armiqësor dhe miqësor, të cilat mund të favorizojnë ose disfavorizojnë subjektin e rivlerësimit.

3. Kontrolli i figurës përfshin vlerësimin e provave dhe informacioneve që lidhen me rrethanat që merren parasysh në konstatimet, sipas parashikimeve të pikave 4 dhe 6, të këtij neni, dhe rrethanat lehtësuese, sipas parashikimeve të pikave 5 dhe 7 të këtij neni. Vlerësimi duhet të përmbajë rrethanat që merren parasysh në konstatim, si dhe rrethanat lehtësuese të këtij konstatimi. Nëse vlerësimi nuk përmban elementet e parashikuara në këtë paragraf, konsiderohet i paplotë.

Rrethanat rënduese 
1.    Subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim m një person të përfshirë në krimin e organizuar;

2.    Subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar;

3.    Subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar;

4.    Subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar;

5.    Subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pranishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar. 

6.    Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt që është konstatuar nga prova të besueshme;

7.    Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt, i cili përforcohet ose konsiderohet i besueshëm nga informacione të shërbimeve të fshehta dhe të besueshme;

8.    Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt që konstatohet nga informacioni përkatës i besueshëm dhe nga prova të tjera; në rast se subjekti i rivlerësimit ka kontakte të tjera që janë renditur ose konstatuar sipas këtij paragrafi; në rast se ka prova të tjera për një përfitim, veprim ose pasojë nga kontakti që krijon një dyshim të arsyeshëm se informacioni i marrë është shpjegimi i vetëm i mundshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 30/11/2018 17:18

    Pervec kontrollit pasurir dhe figures , kontrollon dhe oerfirmancen e gjygjtareve per vendimet e marra gjate ushtrimit te detyres ? Vendimet e marra nese hane te gabuara krhehen ne oasurim te tyre . Ne disa raste ONM ka nderhyre kunder KPK per vendime jo te drejta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë