Sa më shumë zhvillohet teknologjia dhe dixhitalizohen shërbimet si për civilët dhe për sistemin ushtarak të një vendi aq më shumë rriten dhe sofistikohen sulmet kibernetike, pas të cilave fshihen nga njerëzit e thjeshtë që duan të bëjnë dëm deri tek terroristë, grupet kriminale dhe në disa raste edhe vetë shtetet siç po shfaqet në rastin e luftës në Ukrainë. Për Admir Malaj, drejtor i akademisë së kodimit Betaplan, në një intervistë për Report Tv tha se kjo luftë në Ukrainë duhet të shërbejë si 'zgjim' për Shqipërinë dhe të forcojë sistemin e saj mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike. Eksperti i kibernetikës tha se Shqipëria minimalisht duhet të ketë 500 ekspertë për të mbrojtur vendin ndaj sulmeve të hackerave për të arritur në mesataren botërore dhe deri në fund të 2025 duhet të jenë 1 mijë të tillë.
"Në flasim për Ukrainën, por fakti tregon që e gjithë kjo zhurmë që po bëhet dhe sulmet kibernetike po vihen në plan të parë pasi shumë sisteme të mbrojtjes janë teknologjike. Ky rast duhet të na zgjojë edhe ne këtu në Shqipëri. Nga 2013 deri në 2021 është 3-4 fishuar nevoja për sigurinë kibernetike. Shqipëria duhet të kishte 500 ekspertë për të qenë në mesataren botërore por nuk i kemi dhe deri në 2025 do të na duhet dyfishi. Për të përgatitur një inxhinier për sigurinë kibernetike duhet një periudhë 4-5 vjet dhe për të pasur 1 mijë ekspertë duhet të investohet 10-15 mln dollarë dhe nëse vendoset dhe sistemi i infrastrukturës për 4-5 vitet e ardhshme mund të duhen 100 mln dollarë", tha Malaj.
Lidhur me situatën në Ukrainë, eksperti tha se sulmet kanë qenë kryesisht drejt shërbimeve ndaj qytetarëve që ka sjellë ndërprerjen e tyre dhe krijimin e një lloj paniku.
"Ne shohim që ka një koalicion të gjerë të grupeve të hackerave që i bashkohen Ukrainës, por pas tyre qëndrojnë terroristë, grupe kriminale, madje edhe vetë shtetet. Unë shpresoj që të paktën të mos ketë keqdashje duke ndërprerë disa shërbime jetike për qytetarët dhe që shkaktojnë dëme që shkojnë përtej logjikës së luftës, pasi në këtë rast këto veprime duhen dënuar", tha Malaj.
Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës që po i bën agresionit rus, ndërkohë që bombardimet e qyteteve të saj nuk kanë pushuar. Forcat ruse duket se po përparojnë në jug të Kievit ndërsa kanë marrë qytetin-port Mariupol dhe Volnovakha. Rusia vendosi krijimin e korridoreve humanitare dhe armëpushim të përkohshëm në këto dy qytete, por duket se e ka thyer po vetë këtë pasi ka vijuar bombardimet. Civilët nisën të evakuoheshin nga Mariupolit drejt Zaporizhzhia por kjo është pezulluar pasi ka pasur bombardime në zonë. Vetë Moska pretendoi se askush nuk kaloi në korridoret humanitare.
Ekspertet kibernetik tanet???? Ku jane? Kush i pergatiti? Shkollat tona? Hahahahaha Ekspertet tane maksimumi dine te thone ka apo ska internet. Te hapin apo mbyllin ndonje pote ne firewall por qe se dine fare se ca funksione po bejne. Per me shume hapin ticket suporti te kinezet apo ruset ku kan bler softet e ruterat. Ne Shqiperi NUK ka asnje ekspert kibernetik. Kemi njerez qe e njohin vetem si fjale kete term…
Përgjigju