DURRËS-I vendoset eksploziv në pallatin tek ''Shkëmbi i Kavajës'', bisnesmenit të njohur të ndërtimit në Durrës, Enver Shalës. Këtij pallati vetëm disa ditë më parë iu shembën 4 katet e fundit nga amortizimi.
Por ditën e sotme djali i biznesmenit, 19-vjeçari me iniciale E.Sh. ka konstatuar 6 kallëpë të dyshuar me lëndë plasëse, në katin në katin e 18-të të pallatit 22-katësh.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në objekt dhe rezultoi se në dy kollonat e betonit ne katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpë me lëndë plasëse.
Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa sasia e lëndës plasëse u sekuestrua në cilësinë e provave materiale.
Ndërkohë që pronari i pallatit, Enver Shala , që prej ditës së shembjes së kateve pa leje, është shpallur në kërkim.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com