Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita“Kongresi i Arsimit Mbarëkombëtar Shqiptar”. Nëpërmjet fotografive edhe dokumenteve të rëndësishme të gjuhës shqipe, përkujtohet 110-vjetori i Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut, ndërsa me përgatitjen e tij të drejtpërdrejtë u morën klubet “Bashkimi” e “Vllaznia” të Elbasanit. Kongresi u hap më 2 shtator të vitit 1909 dhe i vijoi punimet deri më 8 shtator. Gjatë prezantimit të ekspozitës, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, e cilësoi këtë ekspozitë, si një mënyrë që shqiptarët të përkujtojnë rrugëtimin e shkrimit edhe gjuhës shqipe.
"Në ekspozitë prezantohen disa prej delegatëve, përfaqësues të klubeve dhe të shoqërive shqiptare të qyteteve të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Dibra, Shkupi, Manastiri etj. Midis delegatëve të Kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare, si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mit’hat Frashëri etj. Akti themelor i Kongresit të Elbasanit ishin Vendimet ose, siç u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, që u miratua dhe u nënshkrua nga të gjithë delegatët. Një nga masat më të rëndësishme të kësaj Rezolute ishte çelja në Elbasan në vjeshtën e atij viti e një Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtë klasa, e cila do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe", shprehet Dorian Koçi.
Nuk mungojnë në këtë ekspozitë as objektet të ndryshme personale të patriotëve që kanë dhënë mësim në Normalen e Elbasanit, si Luigj Gurakuqi, Thanas Floqi apo Kristo Dako. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Skënderbeu’ i ekspozuar në Muze, 555-vjetori i vonuar i vdekjes së Heroit Kombëtar, Koçi: Figura e tij, e gjallë në ndërgjegjen e popullit
7 Shkurt 2023, 15:52
-
Propozimi i ‘Nisma Thurje’, Koçi: Avni Rustemi, Myslym Shyri e Vasil Shanto, e meritojnë vendin në histori! Etiketimi si ‘terrorist’ e ‘vrasës’, i bën dëm vendit
30 Nëntor 2022, 18:12
-
Azem Kuçana ekspozon ‘Eposin e Kreshnikëve’, motivet e lashta rikthehen në vepra arti! Piktori: U rrita me eposin dhe baladat
27 Shtator 2022, 12:17
-
Faktet e reja: E vërteta e lidhjes së gjakut ndërmjet Gjergj Kastriotit dhe Bushatllinjëve
12 Shtator 2022, 08:37
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
SPECIALE/ Pavioni i Mesjetës më i vizituari në Muzeun Historik Kombëtar, drejtori: Ruhen mbi 6500 artefakte, varri Ilir i Selcës në projektin e ardhshëm të UNESCOS
18 Maj 2022, 21:38
-
Nis në Tiranë edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, Veliaj: “Ky është imazhi i Shqipërisë moderne”
5 Maj 2022, 17:49
-
Ekspozita në muze, zbulohen arkivat e Hasan Prishtinës! 100 vjet nga emërimi i kryeministrit, simbol i bashkimit të shqiptarëve
8 Dhjetor 2021, 17:01
-
Përkthyesi Kristo Pulla sjell për lexuesin 2 libra të autorëve grek
17 Nëntor 2021, 21:18
-
“100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”, konferenca shkencore e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave
24 Qershor 2021, 22:54
-
Nënshkruhet protokoll bashkëpunimi i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave dhe Muzeut Historik Kombëtar
24 Qershor 2021, 22:45
-
Arkeologu: Që nga viti 1981 në muze, s’ka lëviz asgjë. Ndërsa te Mozaiku i Tiranës gërmimi duhet bërë i plotë
19 Prill 2021, 16:31