Ekspozohen për herë të parë
14 ikonat e Mihal Anagnostit 

Ekspozohen për herë të parë<br />14 ikonat e Mihal Anagnostit 
TIRANE- “Mihal Anagnosti dhe arti i tij” është ekspozita që piktori i fundit pas bizantin në Shqipëri na rikthen në vëmendjen tonë ikonat që datojnë nga gjysma e parë e shekullit të 19-të. Janë gati 14 vepra të ikonografit Mihal Anagnosti që janë ekspozuar për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar.

Por, edhe pse datojnë që prej viteve 1820, të gjitha veprat e përzgjedhura për t’u ekspozuar janë gjendje mjaft të mirë. Ajo që bie më shumë në sy është teknika e përdorur nga Anagnosti, i fundit ikonograf që përmbyll edhe periudhën bizantine. Të realizuara me fije ari dhe mbi dru, këto vepra mendohet të kenë një vlerë shumë të madhe.

Tematika e tyre është e ndryshme; Ikona shenjtorësh si “Tre Jerarkët”, “Shën Julita dhe Shën Marena”, “Ungjillorët Mateu, Marku e Luka”, “Shën Harallambi dhe Shën Trifoni”, “Shën Athanasi i Madh, Kirili i Aleksandrisë dhe Eftimi i Madh”, “Shën Gjergji”, “Ikona e gjithë shenjtorëve”, etj.

Po në këtë ekspozitë, shfaqen edhe skena nga jeta e Krishtit si “Rrethprerja e Krishtit”, “Hyrja në Jeruzalem”, “E diela e të verbrit”. Objektet vijnë nga kisha e Shën Mërisë, kala, Elbasan, ku Mihal Anagnosti mendohet të ketë punuar së bashku me djalin e tij. Punimet i janë dedikuar ikonostasit të kishës së Shën Mërisë në Elbasan. Ndërsa, në Muzeun Historik Kombëtar ato do të jenë të ekspozuara për plot një javë.
Mihal Anagnosti ikona

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë