Ekspozoi vajzën e tyre 8- vjeçare në rrjete sociale, Kim Kardashian ‘kryqëzohet’ online nga Kanye West: Përdor ‘TikTok’ pa miratimin tim

Ekspozoi vajzën e tyre 8- vjeçare në rrjete sociale, Kim Kardashian ‘kryqëzohet’ online nga Kanye West: Përdor ‘TikTok’ pa miratimin tim

Këngëtari i njohur, Kanye West ka shpërthyer ashpër ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, në rrjetet sociale. Shkak u bë profili që ka hapur vajza e tij, North, në “Tik Tok”, ku artisti tregon se kjo gjë është bërë pa miratimin e tij. Konflikti nisi pasi reperi 44-vjeçar shpërndau një foto të vajzës së tij 8-vjeçare në “Instagram” me mbishkrimin:

“Meqenëse ky është divorci im i parë, duhet të di se çfarë duhet të bëj në lidhje me vajzën time që përdor “Tik Tokun” kundër miratimin tim?”Kim Kardashian postoi në profilin e saj në “Instagram” një shkrim ndaj kauzave të Kanye-s, ku shprehet se ai po përdor mënyrën më të keqe publike situatën e tyre duke i shkaktuar kështu ‘dhimbje’.

“Sulmet e shumta të Kayne-s ndaj meje nëpër intervista dhe në rrjetet sociale, janë më të dhimbshme se çdo ‘TikTok’ që North mund të bëjë. Si një prind që kam kujdestarinë për fëmijët tanë, po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron sepse kjo i sjell lumturi. Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publike, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”- ka shkruar Kim. “Që nga fillimi nuk kam dashur gjë tjetër veçse një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkë prindërore sepse është më e mira për fëmijët tanë dhe më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo hap. Dëshiroj t’i trajtoj të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët tanë privatisht dhe shpresoj se ai më në fund mund t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e fundit për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore.”- përfundoi ajo.

Kanye më pas u përgjigj përsëri, duke postuar deklaratën e Kim dhe mbi të ka shkruar një kundër përgjigje duke thënë:

“Çfarë nënkupton me ‘kam kujdestarinë’? Amerika të pa që u përpoqe të rrëmbesh vajzën time në ditëlindjen e saj duke mos dhënë adresën. Më vendose sigurinë brenda shtëpisë për të luajtur me djalin tim, më pas më akuzove për vjedhje, më duhej të bëja një test droge pas festës së Çikagos, sepse më akuzove se isha nën efektin e drogës”.

Kim dhe North kanë aktualisht 5.5 milionë ndjekës në profilin e tyre në “Tik Tok” dhe përmban një sërë videosh të North ku gjithashtu mund të shikojmë edhe Kimin.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar