Ekstradohen nga Anglia dy shqiptarët e rrezikshëm, mes tyre vrasësi i njohur me 13 identitete të ndryshme (EMRI+FOTO)

Ekstradohen nga Anglia dy shqiptarët e rrezikshëm, mes tyre vrasësi i njohur me 13 identitete të ndryshme (EMRI+FOTO)

Hektor Mahmutaj

Hektor Mahmutaj, një ndër më të kërkuarit në Angli i njohur si vrasësi që përdorte 13 identitete të ndryshme është ekstraduar ditën e sotme nga Londra.

45-vjeçari nga Fieri në vitin 1997, ai vrau me armë zjarri Gentjan Jahajn, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar të Mallakastrës dhe më pas u dënua me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

Më 27 mars të vitit 2019 Mahmutaj arriti të humbiste gjurmët pas një vendimi të gjykatës për ta lënë të lirë me kusht. Shqiptari hyri në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion. Pas arrestimit, në tetor të 2018-ës, gjykata pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare që ai të ekstradohej në Shqipëri, ndërsa Mahmutaj u la i lirë me kusht kundrejt garancisë 10,000 mijë dollarë. Mahmutaj e kundërshtoi ekstradimin, pasi sipas tij do t’i shkelen të drejtat e njeriut.

Bashkë me të është ekstraduar edhe Ronaldo Kolndreu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, ai plagosi me thikë personin me iniciale S. B. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi me 15 vjet burgim 21-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Kapja e të dy të kërkuarve  u bë në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester në Mbretëri të Bashkuar, ku u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Hektor Mahmutaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët