Ish-koloneli i trupave komando shqiptare në mbi 10 misione paqeruajtëse në Afganistan, Dritan Demiraj, thotë se ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi, do të ishte një akt lufte me shqiptarët. 

Demiraj është autor i disa librave, ndërsa aktualisht mban detyrën e trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA. Përmes faqes së tij të Facebook, ish-komando lëshon akuza në drejtim të Serbisë, ndërsa thekson se do ishte e udhës ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet deri në lirimin e Haradinajt. 

Reagimi i tij i plotë:
Të nderuar bashkëkombas!

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të dalin në protesta deri në lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkëputjen e menjëherëshme të maredhenieve diplomatike me qeverine e Serbise.

Nese Ramushi ekstradohet kjo do te thote njelloj si nje akt lufte me Shqiptaret.

Gjithmone deri ne vdekje me heronjte e luftes dhe kunder bashkepunetoreve shqiptare te serbeve. DD.


postimi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com