Zyra Qëndrore Interpol Tirana kreu sot ekstradimin nga Aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë, i shtetasit Arben Përbibaj, 33 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë sipas njoftimit të zyrës së shtypit te Ministrisë së Brëndshme,
Duke ju referuar njoftimit, ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Inerpol Roma, pasi Gjykata e Bergamo-s/Itali, ka lëshuar në ngarkim te tij, Urdhër Arrestin Nr. OCCC15327/14 RGNR-11417/14 RG GIP, datë 12.12.2014, për veprën penale të "Vjedhjes se rëndë" parashikuar nga Nenet 110, 624, 625 dhe 628, të Kodit Penal Italian.
Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, u bë në Sarandë ( mbështetur në Marrëveshjen dy palëshe, nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, ratifikuar me Ligjin Nr.9871 datë 11.02.2008, hyrë në fuqi më 01.08.2011)Më datat 21.07.2014 dhe 05.09.2014 në qytetin e Bergamo-s, Itali, shtetasi Arben Përbibaj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur nga një automat që ndodhej brenda nje dyqani një sasi prej 6.400 euro, si dhe disa sende të tjera.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. sipas njoftimit . //atsh/
/Shqiptarja.com