Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)

Lezhë- Një vit pas ekstradimit të tij nga Maroku, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nën masa të rrepta sigurie, 29-vjeçari u paraqit këtë të premte në Prokurori, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.

Pasi pala mbrojtëse të njihet me aktet, dosja hetimore do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 personat e tjerë të vënë nën akuzë për këtë ngjarje, pasi organet e drejtësisë janë më pritje të ekstradimit të tyre nga Britania e Madhe.

I bindur se klienti i tij, nuk ka lidhje me vrasjen, avokati i portugezit, Kujtim Cakrani, thotë se do ta vijojnë betejën ligjore në gjykatë.

Ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri ne vazhdimësi ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur ne muajin 19 prill të vitit 2023, në lokalin në pronësi të viktimës, në Shëngjin.

Dosja penale tashmë pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 të akuzuarit e tjerë, mes të cilëve 4 shtetas anglezë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe. Më 27 Gusht gjykata britanike vendosi ekstradimin e 3 nga 4 prej anglezëve.

Shqiptari Edmond Haxhia, po i arrestuar atje, gjithashtu ndodhet në proces ekstradimi. Ai dyshohet si porositësi i krimit për motive gjakmarrjeje, në emër të kushërinjve të tij, familjes Lekstakaj.

Krimi dyshohet se është kryer me motive gjakmarrjeje, kurse i dyshuari si killer, portugezi Saraiva, nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes.

1 Nëntor portugezi kërkoi lirimin për mungesë provash, por u refuzua dhe mbeti në paraburgim. Më 2 Janar të këtij viti portugezi Ruben Saraiva doli në Gjykatën e Lezhës për masë sigurie pas arrestimit dhe ekstradimit më 31 Dhjetor 2023 nga Maroku, teksa mori "arrest me burg", masë në të cilën dhe ndodhet aktualisht.

A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim