Ekzekutuan në sytë e familjarëve ‘kokën’ e mafias greke, si shqiptarët porositën nga burgu eliminimin e 55-vjeçarit

Ekzekutuan në sytë e familjarëve ‘kokën’ e mafias greke, si shqiptarët porositën nga burgu eliminimin e 55-vjeçarit

Një grup i pamëshirshëm ekzekutorësh i kanë marrë jetën “kokës” së mafias greke Giannis Skaftouros, dy ditë më parë teksa po drekonte me pjesëtarët e familjes së tij në oborrin e shtëpisë.

Hetuesit vlerësojnë se të paktën gjashtë persona kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë, ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës 55-vjeçare prej 3 ditësh. Sipas tyre mendohet se ata do e kishin kryer sulmin edhe nëse truproja e “xhaxhit Joe” siç e quanin ndryshe Giannin, do e kishin kryer krimin edhe nëse ata do të ishin aty, kjo tregon se grupi ishte gati për gjithçka!

Si u ekzekutua mafiozi grek?

Ai u ekzekutua me kallashnikov, rreth orës 12:00 të së hënës. Autorët pasi kanë hyrë në oborrin e banesës së viktimës 55-vjeçare kanë nisur të qëllojnë në çdo drejtim, ndërsa në oborr ku edhe ndodhi ngjarja ishin të paktën 15 persona të tjerë. Autorët qëlluan në shenjë... pa ndjenja ra në mes të oborrit të tij Giannis Skaftouros. Sipas informacioneve të siguruara deri në këto momente, Giannis është munduar të kundërpërgjigjet duke hapur zjarr në drejtim të autorëve, por nuk ia doli t’i ndalte. Ata e çuan porosinë deri në fund.

Nga përplasjet me armë ka mbetur e plagosur edhe vajza 22-vjeçare e viktimës, si dhe një i afërm i Giannit 45-vjeçar, i cili mesa duket ka nxjerrë armën dhe ka ndjekur për një kohë të gjatë autorët.

Kamerat e sigurisë ‘kapën mat’ ekzekutorët

Të veshur me rroba të errëta, kamerat e sigurisë kanë kapur 2 persona mbi një motor, që mendohet se janë ekzekutorët e bosit grek. Nga hetimet e kryera rezultoi që motori ishte vjedhur në vitin 2019 nga zona e Aspropirgos.

Lidhja me shqiptarë?

Hetuesit deri më tani vlerësoj se porosia për ekzekutimin e vrasjes së Giannis Skaftouros vjen nga burgu. Po pse mendohet se në këtë vrasje janë përfshirë edhe disa shqiptarë?

Katër vite më parë kishin tentuar ta vrisnin teksa ishte brenda në burgun e Korydallos. Një prej të arrestuarve, me origjinë shqiptare, e sulmoi me thikë duke e plagosur rëndë. Autori ishte pjesëtar i “Mafias Shqiptare” të burgjeve të akuzuar për vrasjen e kriminologut Michalis Zafeiropoulos.

Pyetja është... a ka një lidhje mes tentativës për vrasje 4 vite më parë dhe ekzekutimit të dy ditëve më parë? Pikërisht këtë lidhje kriminale po hetojnë hetuesit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot