El Clasico, dhuron spektakël, 4 gola dhe 1 karton i kuq, Real e Barça marrin vetëm nga një pikë
rena e Camp Nou ka transmetuar sot emocione të forta, gola, kartonë dhe ‘përplasje’ mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit të cilët arritën të merrnin vetëm nga 1 pikë pas barazimit 2-2.
Ndeshja Barcelona- Real Madrid
El Clasico ka dhuruar sot një spektakël titanësh, por pa mundur të nxjerrë një fitues. Arena e Camp Nou ka transmetuar emocione të forta, gola, kartonë dhe ‘përplasje’ mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit të cilët arritën të merrnin vetëm nga 1 pikë pas barazimit 2-2.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e 10 me Luis Suarez, pas një asisti nga Roberto, gol i cili tregoi se loja do të ishte e bukur dhe plot emocion.
Katalanasit nuk arritën ti gëzoheshin mirë golit të parë kur Ronaldo shënoi në minutën e 14 duke mposhtur gardianin Ter Stegen.
Ndeshja pati tension dhe nerva të cilat u kurorëzuan me kartonin e kuq për Sergio Robertos pas një sjellje josportive kundrejt Marcelos.
Pjesa e parë u mbyll barazim, ndërsa në të dytën pritësit e El Clasico nuk deshën t’ia dinin se ishin një lojtarë më pak dhe në minutën e 53 Suarez i jep një top Messit i cili e dërgon drejt dhe në rrjetën e portierit Navas.
Pas disa rasteve të humbura nga katalanasit, ishte kundërshtari Gareth Bale, i cili në minutën e 73 nuk fali vendasit e shënoi një super gol duke barazuar rezultatin dhe duke përcaktuar fatin e ndeshjes.
Edhe pse pati edhe shumë raste të tjera deri në mbyllje të sfidës, asnjë nga lojtarët nuk shënoi dhe dy ekipet më të forta spanjolle shkuan në shtëpi me vetëm nga një pikë.
Në javën e ardhshme Barcelona do të luajë me Levante, ndërsa blaugranët e Zinede Zidane do të përballen me CeltaVigon.
Ora 23:08
El Clasico, dhuron spektakël, 4 gola, 1 karton i kuq dhe Real e Barça që marrin vetëm nga një pikë
er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.6%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Real Madrid 0-4 Barcelona, Hansi Flick: Djemtë meritojnë një ditë pushimi më shumë! Ancelotti: Debati në pankinë? S'e kisha me trajnerin
27 Tetor 2024, 20:53
-
GOLAT/ Barcelona turpëron Realin e Madridit në 'Bernabeu', e mposht 0-4 në El Clasico
26 Tetor 2024, 22:52
-
Sonte Bernabeu qendra e botës, Real Madrid synon rekorde kundër Barcelonës! Kërkesë e jashtëzakonshme për bileta
26 Tetor 2024, 13:10
-
Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër
4 Gusht 2024, 16:11
-
Vendimet e dyshimta në 'El Clasico', Xavi s’përmbahet: Padrejtësi e madhe, s’duhet të heshtim! Ancelotti: E merituam fitoren
22 Prill 2024, 10:00
-
Sonte 'El Clasico', Reali kërkon të hipotekojë titullin! Lewandowski: Ne dimë se si mposhten 'galaktikët'
21 Prill 2024, 15:05
-
Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës
20 Prill 2024, 14:55
-
GOLAT/ 'Samba' në Riad, Real Madrid turpëron 4-1 Barcelonën dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
14 Janar 2024, 21:50
-
Bota e futbollit sytë nga 'El Clasico'! Sonte Reali kërkon ta zbresë nga froni, Barcelona me shumë mungesa
14 Janar 2024, 13:38
-
Superklasikja me Barçën vlen trofeun, Ancelotti: Ndeshje që e shijon gjithë bota
13 Janar 2024, 22:24
-
'Mini El Clasico' u ndoq nga 15 milionë tifozë, spektakël në duelin Real Madrid - Barcelona (VIDEO)
11 Korrik 2023, 11:37
-
Barcelona me 4 mungesa të mëdha në 'El classico'-n e dytë të Kupës së Mbretit
5 Prill 2023, 07:56
Real bajga, e perkedhelura e Uefës do ta ketë gjithnjë kokën ulur përballë Barcelonës!
Përgjigju