ELBASAN, 16 Gusht / ATSH-Miranda Sadiku/ - Dy persona janë arrestuar mëngjesin e së shtunës ne Elbasan, pasi akuzohen për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". Burime të Policisë bëjnë të ditur se janë sekuestruar një arsenal armësh, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy persona. Keshtu, është arrestuar Bashkim Rrasa, 52 vjeç, me banim në Tregan, i dënuar tre herë më parë për vjedhje, pasi gjatë një kontrolli ushtruar në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë 10-tëshe karabinë model 56, 260 fishekë si edhe 10 metra fitil zjarrpërcjellës.
Po ashtu, është arrestuar edhe 52- vjeçari Hasan Kumuria, pasi gjatë kontrollit ushtruar në banesën e tij policia i gjeti një automatic PMSH, i çmontuar, si dhe një sasi prej 100 fishekësh model 54 të kalibrit 7.62. Për të dy rastet materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"./i.v//a.ke/