Seksioni kundër lëndëve narkotike në drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan ka arrestuar Gentian Tartarin, 26 vjeçarin e shpallur në kërkim për veprën penale " prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
Burime të Policisë bëjnë të ditur se " 26 vjeçari Gentian Tartari me banim në Elbasan, ka qenë person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit në Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale të sipërpërmendur".
Mësohet gjithashtu se gjatë kësaj periudhe 26 vjeçari qëndronte i fshehur në një banesë tek të afërmit e tij në qytetin e Elbasanit, ku edhe u arrestua nga Policia mëngjesin e kësaj fillim jave. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan, ndërsa 26 vjeçari u dërgua në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit për të kryer dënimin./ATSH/
/Shqiptarja.com