Gjendet e mbytur në Lumin Shkumbin në afërsi të zonës së Krastes një grua, rreth moshësh 50 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë ndërkohë që kanë shkuar dhe forcat e zjarrfikses për të nxjerr trupin e pajete nga rrjedha e lumit.

Policia njofton se 55-vjeçarja ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

"Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe",- njofton policia.

Trupi është trasportuar në morgun e Elbasanit, ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i gruas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.