Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan Librazhd, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 50 vjeçar. 

Sipas raportimeve, mjeti tip Ford ka përplasur biçikletën duke bërë që drejtuesi i saj të marrë plagë të rënda. 50 vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. 

Ndërkohë blutë e Elbasanit kanë shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit. 

aksidenti me logo
Biçikleta me të cilën po udhëtonte 50 vjeçari




Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)