Në Qarkun Elbasan reshjet e shiut janë ndërprerë që prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe situata paraqitet pa shumë problematika.
Rrugët nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura.
Në segmentin e Qafë Thanës të aksit Elbasan-Qafë Thanë, dhe Lunik-Stebleve të aksit Librazhd-Sterbleve ka pasur reshje bore, që në disa pjesë ka arritur trashësinë 20 centimetër.
Ndërprerja e reshjeve te shiut ka ulur nivelin e prurjeve te përroit të Zaranikës në Bashkinë Elbasan.
Por nuk kanë munguar ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat kanë ndodhur në Njësinë Administrative Orenjë të bashkisë së Librazhdit dhe Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit.
Mësohet se autoritetet përkatëse po punojnë për riparimin e defekteve dhe kthimin e energjisë elektrike.
Lajmi kryesor:
Reshje dëbore e ngrica! Bllokohet një orë në mbrëmje bypassi në rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve me zinxhirë! Fshatra pa energji në disa qarqe
