Elegancë, thjeshtësi dhe revolucion! Coco Chanel, emri që ndryshoi modën përgjithmonë

Eleganca, thjeshtësia dhe revolucioni janë tre fjalë karakteristike për ikonën e modës, Coco Chanel!

Më poshtë do të ndjekim disa prej fakteve më interesante për gruan që ndryshoi përgjithmonë historinë e modës, Chanel.

Përpara se të bëhej kjo që të gjithë e njohim prej shumë dekadash, Coco ishte këngëtare në një kabare. Siç ka thënë ajo në një prej intervistave, emri i saj origjinal ishte Gabriela por e ndryshoi ku u bë e njohur për interpretimin e këngës “coco ricko”.

Ajo i ka treguar grave në botë se të veshësh pantallona përcjell feminilitet dhe forcë, pasi deri në atë kohë visheshin vetëm nga burrat.

Idhulli i modës, ka krijuar parfumin me aromën më të shitur të të gjithë kohërave deri më sot Chanel numër 5! Për herë të parë parfumi historik dhe i preferuari i vajzave ka dal në treg në vitin 1921, por u bë edhe më i njohur kur Marilyn Monroe është pyetur se çfarë vesh kur shtrihet në shtrat ajo është përgjigjur “Vetëm parfumin e Chanel”!

Megjithëse me kalimin e viteve u bë shumë e pasur dhe la shenjën e saj në industrinë e modës, shumë nuk e dinë që ajo është rritur në një jetimore dhe ka nisur ndërtimin e kompanisë së saj e cila u bë gjigande nga zeroja.

Dhe lind pyetja? Si ka nisur perandoria e kushtuar vetëm GRUAS?

Coco ka nisur duke dizajnuar kapele dhe ka hapur dyqanin e saj të parë në vitin 1910, siç ka thënë edhe ajo, klientët e para kanë qenë vajza dhe gra të thjeshta.

Chanel pavarësisht se revolucionarizoi stilin e vajzave dhe grave, ngjyra e saj e preferuar ishte tepër klasike dhe e thjesht, e zeza.

“Kur të gjej një ngjyrë më të errët se e zeza do ta vesh! Por deri atëherë preferoj të vesh të zezën. Ajo ka gjithçka”, ka thënë ajo.

Ndikimi i Chanel tek stilistët e tjerë ishte i pamohueshëm, veçanërisht për vetë Cocon.

Ajo ka pasur përplasje të shpeshta me kundërshtarët e saj në industri, ndërsa shpesh pretendonte se kopjohej nga të tjerët në gjithçka që bënte.

Ajo njëherë ka thënë “Saint Laurent ka shije të shkëlqyeshme, sa më shumë me kopjon aq më i mirë bëhet”.

Coco Chanel e jetoi jetën sipas rregullave të saj! Me elegancë, dashuri pa kufi dhe posaçërisht kushtuar bukurisë së gruas.

Ajo frymëzoi, u frymëzua krijoi dhe u adhuruar dhe siç ka thënë edhe vetë “Një vajzë duhet të jetë dy gjëra, me klasë dhe përrallore!”

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille