Elez Gjoza në Report Tv: Largimi i Metës dhe koalicioni me PD-në, dëmtoi keq LSI-në! Kryesimi i Kryemadhit shkaktoi rrjedhje masive në parti (VIDEO)

Elez Gjoza, kryerat i federatës së Peshëngritjes dhe ish kryetari i njësisë administrative nr.2 në Tiranë i LSI-së, tha se largimi i Ilir Metës nga LSI pasi u bë president dhe koalicioni i dytë me PD-në dëmtoi këtë forcë politike, çka solli dhe rrjedhjet në mënyrë të vazhdueshme nga LSI, që kulmoi dhe me largimin e Nasip Naços një figurë kryesore të saj në Berat ditën e djeshme. Në një intervistë për Report Tv, Gjoza tha se sipas tij rrjedhjet do të vazhdojnë pasi mënyra e menaxhimit në parti nga Monika Kryemadhi nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta, të cilin e cilëson si gladiator të politikës. Gjoza tha se dhe bashkimi i LSI në koalicion me PD nuk ka qenë i mirëpritur nga shumica e anëtarësisë dhe për këtë ata kanë zgjedhur të largohen, duke iu mbetur besnik bindjeve të majta dhe bashkuar me PS-në.

"Dua të them se Ilir Meta është një gladiator politik, një njeri që për politikën jep shumë dhe është shumë punëtor. Ikja e Ilir Metës ka dëmtuar LSI-në. Nuk kam gjë me Kryemadhin, por kurrsesi nuk mund të bëjë punën e Metës. Me marrjen e partisë nga Kryemadhi, LSI ka rrjedhje te vazhdueshme , mënyra e menaxhimit nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta. LSI në 2009 iu bashkua PD dhe për mua ka qenë një lëvizje jo e miratuar nga unë dhe dëshiruar, por unë aq pozicion kisha. Në shpirtin tim nuk e kam miratuar, u quajt që u bë për hir të stabilitetit dhe kombit. Këtë koalicion për herë të dytë nuk e përtypa dot, unë jam i majtë dhe për këtë u bëra pjesë e PS. Nuk jam joshur në asnjë formë nga PS për t'u bërë pjesë e saj", tha Gjoza.

Ai i është përgjigjur edhe akuzave se tradhtoi LSI duke thënë se vetëm ka respektuar dhe mbajtur të pandryshuara idealet e tij dhe bashkimin e LSI me PD e shikon si tradhti.

"Unë nuk kam tradhtuar idetë dhe idealizmin tim. Unë jam i majtë dhe LSI është e majtë. Ndërsa do të flasim për tradhti LSI ka bërë marrëveshje me PD, pastaj me PS dhe sërish me PD. Unë me qytetarët jam përballur me idetë dhe jo duke sharë, kështu që qëndrimi im ka qenë stoik, unë jam i majtë dhe vazhdoj të jem i tillë. Sharjet nuk janë pjesë e fjalorit tim. Unë LSI-në nuk e kam lënë për poste dhe as një ndonjë vend pune, e kam lënë për bindjet e mia politike", tha Gjoza.

Gjoza ka bërë edhe një krahasim mes punës në Bashkinë Tiranë të bërë nga Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, me të cilët ka punuar duke thënë se ndryshimi është si nata me ditën. Duke e cilësuar Veliajn si një person që punon 24 orë, për të Basha i merrte vendimet në mënyrë të zvarritur dhe shumë avash.

"Kam punuar për 2 vjet me zotin Veliaj dhe kam parë që punon 24 orë dhe pasi kam parë punën që ka bërë Basha ndryshimi është shumë i madh. Jo se sot jam te PS, s'po e them për këtë. Nuk them se Basha flinte  gjumë në çdo moment, por vendimet i kishte në mënyrë të zvarrët dhe të avashtë", tha Gjoza.

 

VIDEO/Intervista e plotë 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 08/01/2021 01:44

    Po ngeli PS per te mbledhe kete kategori ndyresie si Elez Gjoza atehere nuk kemi pse ja afrojme voten Edi Rames... nuk zuri mend ky hsjvan po me plehrat e LSI do merret ...???!!!

    Përgjigju
  • ANI: 07/01/2021 21:13

    O perendi prape me ps ky?????tuurp

    Përgjigju
  • Sauks i vjeter: 07/01/2021 19:24

    Nqs ka mbetur PS te vazhdoi me te tille minje, qe braktisin anijen sa here ndjejne eren e permbytjes...ateher edhe kjo force politike eshte kyhyer ne bordello politike, ku kodosh si Elez Gjoza çfryjne epshet e korupsionit dhe krimeve te tyre... Kaq per sonte!!

    Përgjigju
  • robi: 07/01/2021 18:59

    E njeh mire Elbasani Nafije fallxhoren e babaxhikes se si i fyeu militantet e pd se ne 2017 ne nje takim elektoral:, militanteve te pd se do ua qijme robt e shpise ___ duke shokuar dhe vete sharebajgat e haremit te Jales qe e shoqeronin, prandaj populli i Elbasanit do ti jape pergjigjen e merituar gruas me gojepiset te planetit me 25 prill qe pa pike turpi deklaroi se te besh seks ne zyre dhe ne makine me nje femer tjeter eshte pak e sikleteshme por asgje e jashtzakonshme, hajde harem Jale hajde, mjer kjo rini qe shkon ne Jal dhe mer virusin e Nafijes per gjithe jeten

    Përgjigju
  • Foti: 07/01/2021 18:38

    Jo rrjedhje por diarre ..vajti per lesh ,,lsi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta