Elhaida Dani magjeps jurinë, pretedente
për ta fituar “The Voice of Italy”

Elhaida Dani magjeps jurinë, pretedente <br />për ta fituar “The Voice of Italy”
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, fituesja e vjetshme e Top-Fest po mahnit Italinë me zërin e saj.

Vajza 19 vjeçare nga Shkodra ka provuar të ketë një karrierë në shtetin fqinj dhe duket se fati tashmë është me të.

Ajo është bërë pjesë e skuadrës së këngëtarit të njohur italian Riçardo Coçiante.

Elhaida i ka kaluar me sukses të gjitha fazat e deritanishme dhe falë zërit të saj ka bërë për vete publikun e shtetit fqinj.

elhaida dani, the voice of italy

Vlerësimet e jurisë kanë qenë maksimale për të duke e bërë kështu të denjë për të qenë jo vetëm në finalen e këtij talent shou por edhe një pretendente potenciale për të fituar vendin e parë.

Elhaida ka nisur të këndojë që kur ishte vetëm 6 vjeçe.

Në vitin 2009 ajo ka fituar edicionin shqiptar të "Star Açademy" ndërsa në vitin 2012 ka zënë vendin e parë në "TopFest" me këngën “S’je më”, me të cilën ajo u bë e njohur për të gjithë.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “Thash&Them” të gazetës “Shqiptarja.com

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re