Eliminimi i kombëtares nga EURO 2024, Rama: Ikëm me kokën lart për t’u rikthyer me eksperiencën e vyer! U përballën me fuqitë e mëdha të futbollit

Eliminimi i kombëtares nga EURO 2024, Rama: Ikëm me kokën lart për t’u rikthyer me eksperiencën e vyer! U përballën me fuqitë e mëdha të futbollit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kombëtarja shqiptare u eliminua nga EURO 2024. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka një falënderim për djemtë kuqezinj dhe rrugëtimin e tyre europian.

Rama shkruan se kombëtarja e kreu misionin e saj dhe u largua me kokën lart, për t’u rikthyer sërish me eksperiencën e vyer pas përballjes me 3 fuqitë e mëdha të futbollit.

"Faleminderit. Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.

Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush", shkruan Rama. 

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024"

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Shkodra: 25/06/2024 07:58

      Në cilin vend të botës pritet koment nga kryeministri për rezultatet e ndeshjeve të futbollit të kombëtares? A nuk ka punë tjetër më të rëndësishme kryeministri? Me parë jep koment kryeministri se vetë trajneri...

      Përgjigju
    • ilo: 25/06/2024 07:24

      IKNI ME KOKEN LART THOTE RAMA,,SE DO TE MBULOJE VJEDHJET ne ministrine e sportit,,DHE MOSFINANCIMIN E FUTBOLLIT ME FONDW DHE TERRENE- FUSHA SPORTIVE QE KY BASHKE ME VELIAJN I KTHYEN NE PALLATE...PUSHT..

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



    ×

    Lajmi i fundit

    Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

    Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!