Eliminimi nga 'Europa League', Teuta nis spastrimet me 3 largime të njëpasnjëshme

Eliminimi nga 'Europa League', Teuta nis spastrimet me 3 largime të njëpasnjëshme

Të reja të rëndësishme ka te Teuta, te klubi që mbylli aventurën në Europa League që në fazën e parë, ashtu si edhe Kukësi e Laçi. Klubi durrsakt pas disa afrimeve ka filluar spastrimet, me Osmanin që fillimisht u largua pak ditë më parë.

Së fundmi Teuta në faqen zyrtare ka njoftuar për largimin e tre futbollistëve, të cilët kanë qenë pjesë e formacionit të Bledi Shkëmbit. Bëhet fjalë për portierin Isli Hidi, Gerhard Prognin si dhe Tomislav Bushic. Progni u bashkua me Teutën sezonin e fundit pas largimit nga Partizani, ndërsa Bushic u bë pjesë e durrsakëve në muajin janar pas problemeve me pagat te Flamurtari.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë