Një grup intelektualësh morën nismën për nënshkrimin e një thirrjeje kritike drejtuar institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë lidhur me përfshirjen direkt të qeverisë kosovare në procesin e njëanshëm të rishikimit të historisë gjatë periudhës së pushtimit otoman.
Personalisht isha dhe jam mbështetës direkt i kësaj nisme dhe grupimi, dhe fakti që nismës iu bashkuan brenda 48 orëve të fundit disa qindra emra të tjerë publikë, është dëshmi e suksesit dhe drejtësisë së nismës. Listës i bën nder emri i Ismail Kadaresë, më i njohuri shqiptar në fushën e letrave dhe një model i intelektualit me angazhime publike, politike e shoqërore.
Dokumenti i hartuar ka adresim të qartë problematike, faktesh dhe zgjidhjeje. Ai kërkon anullimin e komisionit politik shtetëror për rishikimin e historisë gjatë periudhës otomane, jep argumente historike se pushtimi nuk është bashkëjetesë, bën një bilanc dramatik të trashëgimisë negative të këtij pushtimi, si dhe ofron referime të sukseshme trajtimi në rastin e vendeve të tjera me problematika të njëjta.
Ai kërkon distancim të qartë nga praktika abuzive e emërimit ministror të palës turke për të rishkruar historinë shqiptare. Për më tepër, thirrja i kërkon politikës tia besojë procesin e shkrimit apo rishkrimit të historisë ekspertëve të fushës, botës akademike duke i dhënë fund praktikës abuzuese të imponimit të tezave historike nga interesat politike të ditës.
Deklarata publike është e mjaftueshme në argumente, të cilat nuk kanë nevojë të përsëriten. Mjafton akti i pushtimit, ndryshimit me dhunë të identitetit shtetëror, kombëtar, fetar e kulturor, ndalimi i gjuhës, dhe spekullimi me një numër zyrtarësh që bënë karrierë në perandorinë pushtuese.
E sotmja nuk mund të injorojë apo deformojë të shkuarën; e kaluara nuk blihet në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye. Raporti i sotëm miqësor midis shtetit të Kosovës, shtetit shqiptar dhe shtetit turk nuk përbën argument injorimi të raporteve tragjike të rreth pesë shekujve të pushtimit. Identitetet fetare nuk janë arsye për ta njësuar apriori identitetin e imponuar me identitetin historik kombëtar.
Shqiptarët njohin e respektojnë heroin kombëtar turk Ataturk dhe njëherësh kërkojnë me të drejtë që edhe pala tjetër të njohë dhe respektojë heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin. Me siguri se thirrja e elitave publike të Tiranës dhe Prishtinës do të provokojë një debat të gjatë dhe në rastin më të mirë edhe reflektim nga autoritetet zyrtare.
Kjo është njëra ane e dobishme e çështjes. Ana tjetër lidhet me simbolikën e saj. Thirrja është më shumë se konsum ditor, është thirrj për theksin e identitetit europian të shqiptarëve, për konfi rmimin i identitetit kombëtar dhe vlerave që na bashkojnë me familjen perendimore.
Po kaq vlere të veçantë ka edhe fakti se në qindra nënshkruesit e botës akademike, publike dhe profesionale mungojnë emrat e politikës dhe “elitat e emëruara të pushteteve”, -siç njihen ata që firmosin shpeshherë në favor të politikës së ditës, siç ndodhi me listat Pro e Kundër grevës së urisë, hapjes së kutive të votimit apo atyre për votimin ose jo tre ligjeve.
Eshtë interesant se përballemi me dy kategori njerëzish publikë, - një palë që flet vullnetarisht me zë të lartë në mbështetje të interesave kombëtare/ publike dhe një palë që flet me urdhër përherë në mbështetje të interesave partiake/ politike. E para është kategoria e elitave qytetare, e dyta kategoria e elitave të pushteteve.
Të parët kanë pushtetin e fjalës dhe privilegjin e integritetit, të dytët gëzojnë pushtetin e partive dhe privilegjet financiare që burojnë nga abuzimet e qeverisjes jotransparente. Të parët janë shpresa për një Shqipëri qytetare, të emancipuar dhe evropine, të dytët mbeten modele të vjetëruara të një vendi në tranzicion, në kaos vlerash dhe në krizë identiteti.
Për të gjitha këto motive nisma e fundit publike meriton respekt dhe vleresim në formën dhe përmbajtjen e saj, në karakterin dhe risitë që sjell, në vlerat qytetare e kombëtare që mbart si dhe sidomos në shpresën që rrjep se shoqëria jonë ka ende potencial për të dalë nga rrethi vicioz i politikave inferiore e abuzuese ballkanike dhe për të hedhur hapa reale drejt një ringritjeje morale, politike, shoqërore dhe kombëtare.
Rreth një shekull më parë Fishta e Konica apelonin “të bëjmë shqiptarët”, një lajmotiv e sfidë edhe aktuale në kuptimin e nevojës për shoqëri të lira qytetare, aktive dhe kurajoze, me identitet dhe integritet, me forcë morale e profesionale të lexojë të vërtetat e hidhura të së kaluarës dhe të projektojë një të ardhme më të mire.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com