Forumi Rinor i Partisë Socialiste pas disa fazash ka zgjedhur Eljo Hyskën në krye. Me 10 182 vota në total Hyska ka lënë pas me një diferencë prej 2000 votash Shpat Kolgegën, i cili së bashku me Elsamed Mukaj u zgjodhën nën kryetarë të forumit.
Urimet për Eljon nuk kanë munguar qoftë nga ana e deputetëve qoftë edhe nga të rinjtë e forumit. Ndërsa urimi më i veçantë dhe emocionues i është bërë nga vëllai i tij këngëtari dhe prezantuesi Turjan Hyska.
Turjani ka postuar në rrjetin Instagram një fotografi të Eljos të cilën e shoqëronte me shkrimin: “Dikush atje sipër është krenar për ty”, duke nënkuptuar krenarinë që ndien babai i tyre i cili nuk jeton më.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com