Elseid Hysaj është jashtë Lazios për ndeshjet e Serie A dhe kontrata e tij me klubin skadon në verën e 2025. Mbrojtësi nuk u largua verën e 2024 dhe Lazio si dënim për pagën e lartë e la jashtë ekipit.
Tanimë janari është pranë dhe ekipi Italian do kërkojë të përfitojë diçka nga shitja e tij, para se shkodrani të largohet falas në qershor. Sipas shtypit Italian, ditët e Hysajt në Romë janë të numëruara.
Paga e tij vjetore dhe politikat e reja financiare të klubit nuk i kanë dhënë rrugë tjetër shqiptarit veçse të kërkojë një tjetër destinacion ku mund të luajë futboll rregullisht, por njëkohësisht pa humbur një pjesë të mirë të pagës aktuale që përfiton te Lazio.
Me pagën mbi 2.5 mln euro në sezon, Hysaj është ndër më të paguarit dhe pritet pwr Lazion mbetet largimi i tij. Menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares po kërkon për pista të reja dhe Arabia Saudite duket një vend që mund t’i kënaqë të gjitha palët me ofertat e saj.
Duket se Hysaj do largohet në janar nga Roma. Me vetëm 9’ këtë sezon në Serie A, Hysaj u aktivizua një ndeshje në Kupën e Italisë dhe luajti me Kombëtaren.