Elseid Hysaj: Ndaj Kosovës është si një ndeshje derbi për ne

Elseid Hysaj: Ndaj Kosovës është si një ndeshje derbi për ne

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj

Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme ndaj Kosovës takimin miqësor, që vlen për t’u përgatitur për ndeshjet e “Nations League”, të cilat do të nisin në shtator.

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, është shprehur se takimi ndaj Kosovës do të jetë i veçantë, duke e quajtur një derbi. Ndërsa sa i përket të ardhmes së tij, futbollisti shkodran ka thënë se nuk ka ende një ofertë konkrete në drejtim të tij.

Po, luajmë ndaj Kosovës dhe duam ta fitojmë këtë takim. E quaj si derbi, pasi jemi dy shtete afër njëri-tjetrit dhe do të japim maksimumin në ditën e nesërme. Kam shumë vite që luaj me Sarrin, por mund të them se Napoli ka bërë një blerje shumë të mirë në pankinë, pasi Ancceloti ka fituar gjithçka. Zërat e merkatos janë të tillë edhe për mua, pasi nuk di asgjë rreth të ardhmes, vetëm kam lexuar ato që janë përfolur. Te Napoli dhe Empoli kam luajtur shumë ndeshje, por mund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali