Elvana Gjata nis turin në Evropë,
'ngre peshë' publikun francez

Elvana Gjata nis turin në Evropë,<br />'ngre peshë' publikun francez
Duket se shumë prej këngëtareve shqiptare po korrin sukses edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi shumë prej tyre na kanë bërë me dije se janë nëpër turne në vende të ndryshme evropiane.
 
Dhe ne të gjithë e dimë që këngëtarja Elvana Gjata po përpiqet të futet në playlistat  e muzikës botërore.

Elvana ka vetëm pak muaj që ka publikuar këngën ‘Forever is over’, një këngë në bashkëpunim me DJ francez David Guetta.

Këtë herë këngëtarja na njofton përmes rrjetit social Instagram se ka marrë pjesë në një koncert në Francë, dhe nga fotot duket se publiku e ka pritur shumë mirë artisten.

“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over,” – shkruan ajo në Instagram.

Elvana ishte e ftuar në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit.

Artisti i muzikës elektronike Sound of Legend iu bashkua asaj duke i dhuruar publikut plot emocione.

[gallery]23395[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)