Emeli Sande bën simbolin e
shqiponjës me duar /FOTO

Emeli Sande bën simbolin e<br />shqiponjës me duar /FOTO<br>
Qytetarët e Tiranës, por edhe ata që kishin ardhur nga rrethet për të kaluar Natën e Bardhë në Tiranë, patën mundësi mbrëmë që të ndjekin nga afër një nga zërat më të mirë të momentit, këngëtaren britanike, Emeli Sande. “Clown”, “My kind of love”, “Hurts”, “Read all about it” ishin disa nga magjitë e Emeli Sande që ndezën Sheshin Skëndërbej.

Natyrisht që momenti që ngriti pesh mijëra të pranishmit që kishin mbushur si rrallë herë Sheshin Skënderbej, ishte ai kur këngëtarja e njohur bëri shqiponjën dy krenare, simbolin që përfaqëson tashmë shqiptarët anembanë botës. Natyrisht, në një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët siç është festa e çlirimit edhe këngëtarja me origjinë skoceze duket se është ndjerë po aq shqiptare sa edhe të gjithë ata që kishin mbushur sheshin për të ndjekur koncertin e saj.

Nuk munguan në këtë koncert edhe interpretimet e këngëtarëve shqiptar, Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.  

emeli sande

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool