Emërimet në Shkodër/ Mesi për Report Tv: Jo më kush ofron çmimin më të lartë, as kë dua unë, Sterkaj apo Harusha

TIRANË- E vendosur në qendër të debateve të degës së PS në Shkodër tashmë të shkrirë, deputetja Senida Mesi sqaron për Report tv akuzat e bëra nga kolegët e saj në selinë rozë, Paulin Sterkaj e Tom Doshi për mos bashkëpunim në emërimet e drejtorëve në kryeqendrën e veriut. Ish-zv kryeministrja përgjigjet prerë duke thënë se nuk ka më vendosje drejtuesish kush paguan çmimin më të lartë , gjë që sipas saj i ka bërë emërimet model tenderi.

"Akuzat që dëgjoj lart e poshtë me tendera dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimi më të lartë. Ta harrojë që do jetë një drejtor i emëruar kush ofron çmimin më të lartë. Dhet të jetë një drejtor që ofron cilësinë më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe të dijë të administrojë insititucioneve”, tha Mesi.

 Garancia për transparencë në selinë e shkrirë të Shkodrës për Senida Mesin është kryeministri Rama.

 “Për të garantuar këto elementet që po të them. Duhen më të mirë nga ata që kanë aplikuar për tu emëruar dhe të garantohet që procesi të jetë transparent, për të marrë vendimin më të mirë. Jo kë do Senida, Paulini, as Luani”, shtoi Mesi.

Deputetja e PS tregoi që për herë të parë në këtë qytet do të kontribuojnë edhe intelektualët që deri më sot ishin përkushtuar privatisht, por më parë duhet të kalojnë fazën e përzgjedhjes.

“Në lidhje me procesin aktual për emërimin e drejtorëve, është bërë një proces sikurse e kemi deklaruar ku është ngritur një komision qytetarë për të thithur sa më shumë kandidatë. Aktualisht kemi një mori aplikimesh që unë jam e lumtur që një pjesë e individëve,  intelektualëve shkodranë që nuk kanë qenë të përfshirë në jetën publike por në institucione private kanë shprehur interesin për të aplikuar dhe për të qenë drejtues në këto institucione. Është një proces normal, ku është në dorën e ministrive për të vlerësuar kandidaturat dhe për të bërë procesin e vlerësimit”, përfundoi ajo.

Ngritja e dy komisioneve që do të merreshin me emërimet e drejtorëve rajonalë në Shkodër, solli debate të shumta në parti për shkak të mungesës së bashkëpunimet dhe akuzave të vazhdueshme mes deputetëve. Ndërkohë Edi Rama ka marrë në dorë zgjidhjen e kësaj situate, që pritet ti jepet drejtim në mbledhjen  e radhës të anëtarët e PS Shkodër, parashikuar nga vetë kryeministri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malsori: 05/11/2019 08:29

    Shkodra ashte krenunkure djali I malsise Paulini dikure dilte kampion republike ne mundje dhe ato kupa i fitonte per Vllaznine,tash na del Paulini malsore injorant o pis qe shkru i fshehur E ka per ndere Shkodra e Malsia me pase nje si Paulini dhe per kyt Tironcin verifiko me mire o pederast,se asnje nip ose mbese e Paulinit nuk eshte as drejtor as nen drejtor ne asnje institucion shteterore as Shkoder as Malsi ok?Mos hillni llum o mostra PS pa Tomen e Paulinin eshte nje hiç ne Shkoder!

    Përgjigju
  • vjeshta: 05/11/2019 06:21

    Mossss,po na mbesin pa drejtora malcorë Toma me Paulinin! Si ka mundësi dy injorantë të sundojnë Shkodrën tash sa vjet?!!!

    Përgjigju
  • tironci: 04/11/2019 19:55

    Inshadhah eshte e vertete kjo qe thot Senida,çfar do Paulini ne shkoder qe perzihet me emrime ai eshte deputet I Malsi se Madhe,meçe ne Malesi kavendosur njerez te tije dhe te pa aft e dhe te pa shkolluar,vendosi nipin e tij drejtor te rrugeve ne shkoder,qe ka ne perdorim Ferrari,BMV,e makina te tjera te shtrejta nje Ipa shkolle ,prandaj Paulini kerkin perseri tepsi,po Toma çfar kerkon ?Valdrini ishte produkt I tije,dhe shum drejtori te tjera,ka punesuar njerez te pa shkolluar dhe familjare qe vetem rrogen marrin pa dalur ne pune e verifikueshme po te jeni te interesuar ju mediat investigative,ne rastese e ka seriozisht Senida bravo te madhe,por kam frike mos te thyhet.

    Përgjigju
  • memento mori: 04/11/2019 18:43

    me ne fund, konfirmuat qe u paguaka per poste te tilla punesh. por e keni gabim shum te madh, aty duhen njerez te shkolluar, me ekspsrience, te profesionit dhe ne fund,.. te kete edhe afftesi drejtuese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit