Emigrantët, 40 % më pak
valutë gjatë 3 mujorit të tretë

Emigrantët, 40 % më pak<br />valutë gjatë 3 mujorit të tretë
TIRANE- Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 3-mujorit të tretë remitancat janë ulur me 40%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Në këtë periudhë kohore drejt Shqipërisë janë dërguar 119 milionë euro. Nivelet në rritje të papunësisë në Bashkimin Europian, që vijnë si pasojë e krizës, kanë dhënë efektet e tyre në Shqipëri. Prurjet monetare ose remitancat e emigrantëve shqiptarë në vendin tonë janë ulur ndjeshëm. Pjesa më e madhe e shqiptarëve që punojnë jashtë ndodhen në Itali dhe Greqi, dy nga vendet e BE-së, ku papunësia është një problem i konsiderueshëm.
 
Gjendja
Remitancat që u sjellin emigrantët shqiptarë të afërmve të tyre në Shqipëri përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për vendin tonë. Duke qenë se në vendet si Italia dhe Greqia, ku ndodhen pjesa më e madhe emigrantëve shqiptarë, ka vështirësi për të gjetur vende pune, detyrimsht kjo ndikon edhe tek të ardhurat e tyre. Ndërkaq një arye tjetër që remitancat kanë rënë, lidhet edhe me faktin se pas një qendrimi të gjatë jashtë Shqipërisë, janë dobësuar lidhjet me vendin e origjinës. Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2013, niveli i remitancave ka qenë më i ulët se kurrë më parë. Në vitin 2007, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i remitancave ka qenë më i larti në histori: 719 milionë euro. Në periudhën janar-shtator të vitit 2013, statistikat tregojnë se në krahasim me vitin 2007, niveli i remitancave ka rënë ndjeshëm. Në bazë vjetore, tkurrja e remitancave për periudhën nga janari në tetor ka qenë 32%.
 
Trendi
Gjatë viteve të fundit remitancat kanë ndjekur një trend në rënie. Por këto 2 vitet e fundit kjo rënie ka qenë më e theksuar. Duke qenë se po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të gjetur punë në BE, një pjesë e emigrantëve shqiptarë kanë filluar të rikthehen në Shqipëri. Emigrantët më të shumtë që janë kthyer kanë qenë nga Greqia, ku edhe efektet e krizës kanë qenë më të theksuar. Gjatë këtij viti nuk kanë qenë vetëm emigrantë shqiptarë që po kthehen në Shqipëri, por edhe shtetas të huaj kanë filluar të shfaqin interes për të provuar mundësitë ekonomike që ofron vendi ynë.
 
Ekonomi
Ulja e vazhdueshme e remitancave ka ndikuar në ngadalësimin ekonomik të vendit tonë. Por në një vend që aspiron zhvillimin, remitancat nuk mund të konsiderohen më si një shtytje ekonomike. Vërtet remitancat janë ulur ndjeshëm, por për herë të parë pas 23 viteve, duket se numri i shtatsve të huaj që duan të vijnë të investojnë në Shqipëri po rritet. Pjesë e politikës së Qeverisë për sa i përket zhvillimit ekonomik është zhvillimi i qendrueshëm. Për të arritur këtë nevojitet që të krijohet një klimë e përshtatshme për sipërmarrjen, ku rregullator është zbatueshmëria e ligjeve.

Administrata “Rama”, në këto muaj të parë të qeverisjes, ka vënë në listën e prioriteteve zbatueshmërinë e ligjeve dhe thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Nëse rënia e remitancave shoqërohet me përthitjen e investimeve të huaja dhe jo vetëm, atëherë kjo nuk përbën një problem. Arsyeja për këtë është fakti se remitancat janë një faktor i jashtëm, i cili nuk varet nga politikat e ekonomisë së një vendi, ndërsa me zhvillimin e qendrueshëm siguron një ekonomi të shëndoshë.

Shkrimi u publikua sot (11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit