Emigranti shqiptar erdhi nga Italia këtë të dielë: Atje jeta vazhdon normalisht... këtu më thanë mos na ke sjellë virusin! (VIDEO)

KUKES- Urim Shehu një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Piacenza të Italisë, është kthyer në Kukës prej ditës së diel. Ai thotë se jeta në Itali vijon normalisht dhe pavarësisht panikut njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë, ndërsa shkollat e kanë ndërprerë procesin mësimor deri në datë 20 mars. Urimi tregon se nga supermarketet janë hequr të gjitha perimet dhe produktet e tjera të paambalazhuara të cilat preken me duar nga klientët. Kur ka ardhur në Rinas, Urimi thotë se i kanë matur temperaturën por ka rezultuar pa probleme.

"Kam ardhur të dielën pasdite. Më kanë thënë se 5 vetë të prekur, nuk dihet se çfarë janë. Atje jeta është krejt normale. Nuk kishte ndonjë gjë alarmante. Mediat e bëjnë më shumë të madhe. Unë kam ardhur me makinë private deri në Bologna. Pastaj me avion deri në Rinas. Atje më kanë mature temperaturën. Të gjithë kanë frikë por më shumë ka panik. Pardje ditën e diel paradite kanë filluar të heqin frutat, mishin këto që preken me dorë nga supermarketet. Por jeta vazhdon normalisht, puna normalisht. Shkollat janë bllokuar dhe deri në 20 mars janë mbyllur", tregon Urimi.

Pyetjes nëse kuksianët e tjerë kanë frikë të ulen në tavolinë me të, Urimi i përgjigjet duke qeshur se një pjesë e tyre i druhen këtij fakti dhe ia kanë shprehur duke i thënë se mos ka sjellë me vete koronavirusin. "Më kanë thënë nja dy tre veta se vjen nga Italia ti dhe po na sjell gripin, virusin. Nuk e di sa frikë kanë ata por unë nuk frikë", thotë ai.

Ndërkohë situata në Kukës duket e qetë, ndonëse një pjesë e banorëve shprehen se nuk kanë gjetur produkte të cilat janë rekomanduar për t'u blerë për mbrojtjen nga koronavirusi në farmacitë e qytetit.

"Kërkoja maska por nuk paska, ku me i marr. E kam vajzën këtu dhe nesër kam për ta nisur për Tiranë. Desha t'i jap maskë me vete sepse më tha që i kanë thënë studentët që nuk ka atje", thotë një qytetar.

Farmacistja tregon se i gjithë stoku i ditës mbaroi për shkak të kërkesës së lartë. "Mbaruan sapo u shitën të gjitha. Ka interes edhe zonat e tjera. Kanë ardhur edhe nga jugu dhe Tirana", thotë një farmaciste.

Mësimi në qytet vijon normalisht, ndërsa fëmijët tregojnë se në shkollë kanë marrë rekomandimin që të pajisen me masat mbrojtëse.  "Po do shkojmë. Kemi pak frikë. Por shkojmë në shkollë përditë. Kemi frikë, por është e pamundur të mos shkojmë. Na ka thënë drejtoresha të marrim alkool, fasoleta dhe maska. Maska nuk paska, por blej vetëm këtë alkoolin", thonë fëmijët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 25/02/2020 11:53

    Qeveria duhet te jete transporente Me popullin duhet te tregohen rastet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm