Ditët e fundit politika është përfshirë në një debat lidhur me largimin e shqiptarëve me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga vendi, duke iu referuar një studimi të OECD-së
Eksperti i ekonomisë Arbri Agalliu në një intervistë për Report Tv, thotë se shifrat nuk duhen marrë si e bardha mbi të zezë por duhet të argumentohen arsyet se përse ka ndodhur një gjë e tillë. Për të nëse dëgjohet të thuhet se jemi vendi i 4 në botë për largimin e "trurit" është shumë shqetësuese, por shton se me globalizmin dhe me parjen e botës si një treg i tërë është e pamundur ta ndalosh si fenomen emigrimin.
“Largimi i individëve nga një vend i caktuar sidomos të kualifikuarit, intelektualët, shifrat nuk duhen marrë siç duhet sepse e bardha në të zezë nëse nuk argumenton arsyet pse ka ndodhur ajo gjë mund të lërë vend për abuzueshmëri.
Do doja të flisnim pak në të vërtetë cilat janë aryset se përse ka ndodhur. Nëse dëgjohet të thuhet se jemi vendi i 4 në botë për largimin e trurit është shumë shqetësuese, të gjithë ne përpiqemi të ndërtojmë jetën tonë në këtë vend na vjen keq të dëgjojmë lajme të tilla.Me globalizmin dhe me parjen e botës si një treg i tërë është e pamundur ta ndalosh si fenomen. Në Luksemburg kërkesat më të larta janë nga Italianët, nga vende të ndryshme të BE duan të shkojnë në Gjermani”, tha Agalliu.
Sipas tij institucionet përkatëse duhet të marrin masat e duhura dhe të krijojnë klimën e duhur për ta mbajtur profesionistët në vend.
“Do ishte fatkeqësi nëse nuk ndalohej kjo rrjedhje normale nga instrumentat e qeverisë për ta mbajtur trurin në Shqipëri, kështuqë largimi në vetvete është normale të ndodhi. Problemi është kur institucionet përkatëse nuk marin masat e duhura dhe nuk krijojnë klimën e duhur për ta mbajtur profesionistin në vend.
Ky është një raport i dalë së fundmi por që merr në analizë vitin 2001 deri në 2016. Sfida është në realitetin shqiptar. Ekonomia shqiptar ne vitin e fundit është rënduar shumë, faktorë tërmeti pandemia, p[olitikat ndonjëherë jo të mira, por gjithsesi e gjithë situata nxit dhe shtyn këdo që të largohet nga Shqipëria”, shtoi Arbri Agalliu.
Ky eshte vetem justifikim per qeverisjen e keqe. Qeverise i leverdis te thote se te gjitha vendet kane emigrim ...
Përgjigju