Emiljano Shullazi-Beqjas: Ja
çfarë plane kishe bërë me mua

Emiljano Shullazi-Beqjas: Ja<br />çfarë plane kishe bërë me mua

TIRANE-Ballafaqimi mes Emiljano Shullazit dhe dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ylvi Beqja, është shoqëruar me debate të ashpra në sallën e gjykatës.

I akuzuari nga prokuroria për disa vepra penale, Shullazi i ka kujtuar biznesmenit Beqja, disa nga bashkëpunimet që ata kanë pasur me zyrtarë të ndryshëm të Shtetit, me qëllimin e vetëm për të ngritur biznes të përbashkët dhe njëherësh për të rregjistruar në hipotekë pronën e ish-hotel Vollga në Durrës.

Njëherësh i pandehuri Shullazi i ka kujtuar dëshmitarit kohën kur ata kanë qënë miq, duke i thënë Beqjat që të tregonte gjithçka për takimet që kishin bërë.Ai i tha se pse kishte shkuar tek Shullazi për ta ndihmuar në një kohë kur kishte një kontratë dhurimi me 20 për qind, me avokatin Neshat Fana.

200 mijë euro e dy gjyqtarët
Gjatë seancës gjyqësore Shullazi i kujtoi Beqjat një shumë prej 200 mijë euro, duke i përmendur gjyqtaren Fatmira Hajdari dhe gjyqtarin Ridvan Hado. Por Beqja ka pohuar se nuk i kujtohej asnjë gjë nga ato që pretendonte gjykatës. Në shumicën e kohës Beqja ka kërkuar ndihmën e gjykatës që të ndërhynte për pyetjet e Shullazit ndërkohë që herë pas herë është përgjigjur se nuk kishte dijeni, për ato që i kujtonte Shullazi. Gjatë seancës së djeshme Shullazi i ka kërkuar dëshmitarit Ylvi Beqja që ti tregojë gjykatës një takim që kishte bërë me drejtoresha e hipotekes Merita Qato. Njëherësh pas këtij takimi, kjo e fundit mësohet ti ketë vënë në dijeni se ish-hotel “Vollga” nuk mund të rregjistrohej pasi, kishin dalë djemtë e një deputeteje që pretendonin pronësinë e tokës. Madje i dyshuari Shullazi i ka kujtuar Beqjat se është shoqëruar në policinë e Durrësit gajtë kohët kur ka pasur debate dhe konflikte me djemtë e kësaj deputeteje. I dyshuari Shullazi, shkoi edhe më tej duke i kujtuar Beqjat disa takime me ish-ministrin Ilir Beqja, dhe planet e tyre për të hapur një biznes të përbashkët për riciklimin e mbetjeve spitalore. Shullazi i ka kujtuar Beqjat se në takimin me Ilir Beqjan, kanë diskutuar për hapjen e kësaj kompanie dhe fitimin e tenderit në shtet.

Njohja me Ylli Alushin e vizita pas plagosjes
Më tej Emiljano Shullazi i ka kujtuar Ylvi Beqjat se a kishte njohje me Ylli Alushin, zv/shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Beqja mësohet ti jetë përgjigjur “PO” kësaj pyetje. Shullazi i ka pohuar Beqjat se pse nuk i ke thënë mikut tënd në krye të SHISH, që kërcënohej nga Emiljano Shullazi në atë kohë. A e mban mend kur mi sillje të falat nga Alushi? Shullazi ka shtuar dhe i ka kërkuar Beqjat që të përgjigjet para gjykatës, se a kishte shkuar në banesën e tij, kur ishte plagosur në muajin Janar në autostradë. Beqja është përgjigjur që “Po”. Ndërkohë që Shullazi i është kundërpërgjigjur, po për çfarë ke ardhur tek unë, unë të kam vënë gjobë…, të kam kërcënuar me armë se do të vras…. Shullazi i ka kujtuar Beqjat se është shoqëruar në policinë e Durrësit.
 
Takimi me Ilirjan Muhon e drejtoreshën e hipotekës
Gjithashtu Emiljano Shullazi i kujtoi dëshmitarit të prokurorisë  përpjekjet e tij dhe takimet që kishin zhvilluar me kryetarin e hipotekës Ilirjan Muho dhe ish-drejtoreshën e hipotekës në Durrës. Në këto takime, është zhviluar biseda për të rregjistruar ish-hotel Vollgën.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë