Emina Cunmulaj do të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj të jashtme. Modelja me origjinë shqiptare ka bërë një status në Instastory ku shprehet se është e lodhur nga flokët e saj të gjatë.

"Ok. Jam gati. U sëmura dhe u lodha nga flokët e mi të gjatë dhe më duhet një stilist flokësh që di t'i presë këto flokë, pa eksperimentuar. Duhet të jetë dikush që di vërtetë t'i presë flokët shkurt,"- shkruan Emina krahas një fotoje ku shihet një modele me flokë të prera shkurt.

Foto e publikuar nga Emina Cunmulaj në Instastory 

Bukuroshja është tashmë e martuar me milionerin Sam Nazarian dhe është bërë nënë e dy vajzave.