Emma Watson ambasadorja e famshme
e vitit 2014 për çështjet e femrës

Emma Watson ambasadorja e famshme<br />e vitit 2014 për çështjet e femrës
Emma Watson është zgjedhur Femra e vitit 2014 si ambasadore e të drejtave të grave. Ajo është votuar në një sondazh online në Foundation For Women si femra e duhur për këtë çështje.

Ajo ka folur për Shtetet e Bashkuara duke shprehur mendimin e  saj për barazinë gjinore dhe dhënies fund të dhunës ndaj grave me anë të punës në fushatën “He For She”.

Aktorja 24-vjeçare u bën thirrje meshkujve që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë, pasi gratë nuk mund të jenë vetëm në këtë drejtim.



Bëhet fjalë për vajzat, femrat dhe mamatë e tyre të cilat duhet të çlirohen nga paragjykimet.

Pritej që vendin fitues ta merrte Beyonce, por Emma përveçse një aktore dhe fashionista e suksesshme, tashmë ka shtuar në karrierën e saj edhe rolin kryesues të çështjeve të femrës.

Emrat e femrave të votuara janë të paraqitura si më poshtë:
1. Emma watson 



2. Laverne Cox 
3. Rachel Maddow 
4. Beyoncé 
5. Cher 
6. Amy Poehler 
7. Tina Fey 
8. Meryl Streep 
9. Mindy Kaling 
10. Ann Curry
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

19/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!