PARIS - Sfilata e shtëpisë prestigjoze të modës Christian Dior u shfaq në javën e modës në Paris, ku morën pjesë dhe aktoret e famshme Jennifer Lawrence dhe Emma Watson që e ndoqën shfaqjen nga rreshti i parë.
Aktorja britanike Watson e njohur për rolin e saj në seritë e Harry Potter u paraqit me një fustan të shkurtër të zi me pjesë të tejdukshme në fund, ndërsa ylli i Hunger Games, Lawrence, kishte veshur një fustan të bardhë mbi gju.
Koleksioni i Vjeshtë-Dimër 2014 i dizenjuar nga Raf Simons’ u prezantua në kopshtin e muzeun Rodin të arreduar me mure të bardha me lule orkide të ndriçuara.
Sfilata u konsiderua si një rikthim në kohë pasi fillimisht modelet sfiluan me veshje të frymëzuara nga shekulli i 18-të Francez me fustane të ngjashme me të Marie Antoinette, në pistën që rikrijonte një pistë vallëzimi balloje.
Fustanet ishin kombinuar me rripa futuristë të florinjtë dhe taka të larta në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe blu.
Stili i fustaneve dhe i vathëvë të modeleve ishte një reminishencë e këngëve të viteve gjashtëdhjetë ndërsa në skenë u shfaqën gjithashtu dhe kostume të ngjashme me ato të astronautëve në anijet kozmike.
Ngjyrat dominuese në koleksionin dimëror ishin e bardha, e zeza dhe grija me të cilat modelet u paraqitën me pallto të gjata deri poshtë gjurit. Ngjyrat e pastelit dhe tualeti i shkëlqyeshëm i syve ishin pjesë e dizenjove të fustaneve, të cilat modelet i prezantuan në sfilatën që bashkoi sëbashku modernitetin dhe antikitetin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO