Emocionohet Bebe, vetëm gjyshja
mund të bëjë një gjest kaq të ëmbël

Emocionohet Bebe, vetëm gjyshja<br />mund të bëjë një gjest kaq të ëmbël<br>
Të jesh e famshme dhe e suksesshme pa dyshim ka një “lum” të mirash, por ka dhe të këqijat e veta. Një ndër to është të udhëtuarit e shpeshtë, që të detyrojnë të kalosh kohë larg familjes. E pikërisht këtë ka vuajtur edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

Ajo ka ndarë me fansat e saj në Instastory një gjest mjaft prekës nga gjyshja e saj. Një foto e një reviste ku si personazh është edhe Bebe e ka emocionuar gjyshen e saj.

 “Mami më dërgoi një mesazh ku më shkruan se gjyshja ime pa këtë revistë në parukeri dhe filloi të puthë foton time. Më mungon familja ime”, shkruan Bebe e emocionuar.

E në fakt, këtu e kuptojmë shumë mirë Beben. Nuk ka si dashuria dhe ngrohtësia e familjes sado i famshëm të jesh.

bebe rexha
  (Postimi i Bebe Rexhas në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga tensioni i lartë i gjakut, këto ushqime ju ndihmojnë në uljen e tij

Vuani nga tensioni i lartë i gjakut, këto ushqime ju ndihmojnë në uljen e tij